InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shpërthim rastesh me Covid në orët e fundit, cilat janë qytetet me numrat më të lartë

14 Maj, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Shpërthim rastesh me Covid në orët e fundit, cilat janë qytetet me numrat më të lartë

Pas disa ditësh me një numër të ulët rastesh, gjatë ditës së sotme situata nuk paraqitet e mirë, pasi janë zbuluar 18 raste të reja me Covid19. Në total janë testuar 190 persona, dhe sipas ministrisë rastet e reja, janë kryesisht raste kontaktesh. Rastet e reja janë zbuluar në Tiranë, Berat, Krujë dhe Durrës.

Deklarata e plotë e Ministrisë: Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri. Në 24 orët të fundit janë testuar 191 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontake të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.

Rastet e 24 orëve të fundit janë të shpërndara si vijon: 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë. Pavarësisht numrit të rasteve pozitive të identifikuara, situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, por që tregon qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 898 qytetarë, ndërsa 77% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Me pak se 11% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11769 testime, nga të cilat, 11239 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Rastet e sotme pozitive janë tregues se funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave varet vetëm nga ju. Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiologjike nën kontroll.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40. 

Të Lidhura

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama
Aktualitet

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama

1 Prill, 2026
Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026
Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026
Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin
Aktualitet

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

28 Mars, 2026
Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara
Aktualitet

Goditet skema e mashtrimit në Gjirokastës/ 35 biznese viktima të 26-vjeçarit që hiqej si zyrtar

28 Mars, 2026
Një zë i fortë në kohë sfidash/ Enkelejda Veliu hyn në garë për të udhëhequr Partinë Demokratike në Fier
Aktualitet

Një zë i fortë në kohë sfidash/ Enkelejda Veliu hyn në garë për të udhëhequr Partinë Demokratike në Fier

28 Mars, 2026

TË FUNDIT

“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…
Show Biz

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…

1 Prill, 2026

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare
Kulturë

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare

1 Prill, 2026

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama
Aktualitet

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com