Balerini i njohur, Graciano Tagani shprehet gjithnjë pa dorashka në emisione e intervista ku është i ftuar dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi. Graciano ishte i ftuar në emisionin “Mes Yjesh” në Ora News me gazetarin Ronaldo Sharka.
Ky i fundit i kërkoi balerinit që të thoshte tri gjërat që ùrren më shumë tek gjinia femërore. Graciano pa u menduar shumë tha se nuk i pëlqen fakti që vajzat shqiptare nuk janë të lirshme.
“Nuk kanë lirshmëri qoftë edhe në kërkimin e sèksit, në qoftë se një femër i duhet për të bërë sèks, ka turp të t’a thotë. Duhet të shtrëngohet…”, u shpreh Graciano duke shtuar se nuk ka kuriozitet kur një femër e ngacmon vetë.