Përmes një postimi në profilin facebook, ish-deputeti Eduart Ndocaj, ka sjellë në memorien e shqiptarëve, mashtrimet e kryeqeveritarit Rama, i cili me shumë pompozitet premtonte para ca vitesh ndërtimin e disa veprave infrastrukturore, siç ishte dhe aeroporti i Kukësit, por që realisht ato nuk u bënë kurrë.
Në postimin e tij, Ndocaj ka nënvizuar karakterin prej një megamashtruesi të kryeministrit, i cili qeverisjen e tij e ka të bazuar më mashtrime dhe propagandë, dhe prandaj siç thekson “kaubojsi, është qeverisja më e dështuar e vendit.
Ish-deputeti e cilëson Edi Ramen një mashtrues serial, i cili rrethohet nga një bandë hajdutësh, që grabisin dhe vjedhin pasuritë e shqiptarëve.
Përmes një kolazhi me foto të ndryshme, Ndocaj sjell një arkivë të bollshme me disa nga mashtrimet e kryeministrit, të cilat janë sa të të pamoralshme, aq dhe të pajustifikueshme për vlerat e një populli që synon të integrohet në BE.



