InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha mbledhje 5 orëshe me drejtuesit e degëve të PD / Ja çfarë po diskutohet, porositë për secilin qark

25 Prill, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Emergjenca nga koronavirusi, zbardhen propozimet e Bashës: Përjashtim nga taksat dhe kreditë, uji e dritat (VIDEO)

Situata e krijuar nga koronavirusi, mënyra se si qeveria po menaxhon situatën, por edhe përgatitjet e strukturave partiake, mësohet se janë në qendër të një mbledhjeje të thirrur nga kreu demokrat, Lulzim Basha, me drejtues të degëve të PD-së.

Mbledhja do të zhvillohet online, duke ruajtur kështu masat e distancimit social, ndërsa pjesë e saj do të jenë edhe ish-deputetët dhe Kolegji i Kryetarëve.

Burime nga partia më e madhe opozitare shprehen se drejtuesve të degëve të PD-së në rrethe u është kërkuar të mbledhin informacione të plota mbi familjet në nevojë, të cilat janë lënë jashtë vëmendjes së qeverisë, por edhe qytetarëve që kanë humbur vendet e punës dhe janë përjashtuar nga skemat e ndihmës që miratuara nga qeveria.

Për rreth 5 orë, Basha do të komunikojë me drejtuesit dhe përfaqësuesit e PD në të gjithë vendin, duke i ndarë qarqet në 4 grupe kryesore.

Kreu demokrat, Lulzim Basha, dy ditë më parë zhvilloi një takim me drejtues të partive opozitare, në të cilin theksi u vu në keqmenaxhimin nga Qeveria të situatës për të përballuar epideminë e Covid-19, por edhe krizën ekonomike që ajo ka shkaktuar te mijëra familje shqiptare.

Një ditë më parë, Basha deklaroi se Basha planii opozitës kalon në të njëjtat vija apo prioritete që janë zbatuar në ato vende ku ka një përballje të suksesshme.

“Pika e parë: Testimet. Si ka mundësi që ne mbetemi në nivel kaq të ulët testimesh?! Natyrisht, janë rritur pasi kemi ngritur zërin pesë herë në ditë për testimet, por prapë janë të pamjaftueshme, janë të pamjaftueshme sepse nuk
janë marrë mjaftueshëm kite testimi.

Testimet janë hapi i parë. Kjo është gjëja e parë që do të bëja. Rritja masive e testime do të na tregonte pamjen reale të infeksionit.

Së dyti: duke patur këtë tablo reale,merr masa inteligjente dhe të mençura të gjurmimit dhe të izolimit. Ti u thua 6 javë shqiptarëve rrini në shtëpi, mos lëvizni, po plan për t’i nxjerrë ke?! Për t’i nxjerrë pa i ekspozuar bëhet fjalë, jo për t’i lëshuar në mëshirë të fatit. Sepse në qoftë se ti nuk ke plan, sillesh siç sillet kryeministri. Del në mëngjes thua diçka, del mëngjesin tjetër thua diçka tjetër. E pamë fundjavën e kaluar: karantinë, pastaj do të dalin këta e do të dalin ata.

Po pse kështu qeveriset Shqipëria e 2020-ës në mes të Europës?! Po nuk ka vend në Europë ta pranojë. Ky është një turp, një tallje e madhe me dinjitetin e çdo shqiptari që të pranojë që dikush të sillet si një nga ata filmat komik të Boratit dhe të despotëve të lindjes. Pse?! Sepse nuk ka plan, nuk ka ide dhe kalon në improvizime”, tha Basha.

Të Lidhura

Parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

6 Gusht, 2025
“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT
Aktualitet

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT

5 Gusht, 2025
RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!
Aktualitet

RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!

4 Gusht, 2025
MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius

3 Gusht, 2025
Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha
Aktualitet

Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha

2 Gusht, 2025
”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët
Aktualitet

”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

1 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

6 Gusht, 2025

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025

6 Gusht, 2025

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT
Aktualitet

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT

5 Gusht, 2025

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com