InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Mu përmbys toka dhe nuk marr dot frymë”, ish-ministrja Malaj humb njeriun e shtrenjtë

24 Prill, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Të ndryshme
A A
“Mu përmbys toka dhe nuk marr dot frymë”, ish-ministrja Malaj humb njeriun e shtrenjtë

Ndahet nga jeta nëna e ish-zëvendësministres së Arsimit, dhe ish-deputetes së LSI-së, Nora Malajt ( Dodani).

Afroviti Dodani mësohet se ka ndërruar jetën në spitalin e Durrësit, rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.

Lajmin e ka bërë me dije Malaj në një status të ndjerë në facebook ku shkruan se dhimbja e humbjes së nënës është sikur toka përmbyset e ti nuk ke më fuqi të marrësh frymë…

Ajo ka falenderuar stafin e mjekëve të spitalit të Durrësit që u kujdesën për të ndërsa njofton se trupi i pajetë do të prehet në varrezat e Sharrës në Tiranë, pranë prindërve të vet.

Statusi i plotë në facebook

Më mbaruan fjalët sot për ty, o mami im e shtrenjte!

As dora, as zemra dhe as shpirti nuk më bene të te them Lamtumirë o Nena Vita, e bukura e përjetshme, që tashmë ke marrë rrugëtimin tënd drejt Parajsës, duke na lënë pa fjalë, nē trishtim dhe dhimbje të thellë!

Askush nuk mund ta mendonte që jeta, në ketë periudhë Karantine, do na provonte me kete dhimbje kaq të madhe, që nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër… Dhimbja e humbjes së nënës është sikur toka përmbyset e ti nuk ke më fuqi të marrësh frymë…

Kur iku babi, ndjeva se toka më lëvizi nga këmbët, e tani që ti o mami u nise drejt rrugtimit tend të fundit, ndjeva se më humbi shija e jetës.

… Sa dhimbje e trishtim teksa të shihja të intubuar  pas goditjes që të bëri ishemia dhe që luftoje pafund, po nuk ia dole…

Eh, o Nena Vita…

Askush nuk mund ta mendonte, që pikërisht sot, do të na lije dhe me buzëqeshjen tende hyjnore, ne ditët e bekuara të Pashkëve dhe të Ramazanit, more rrugëtimin drejt Parajses, për ti qenë dhe u bashkuar me babin.

Tashmë ti je nisur drejt rrugës së Parajses dhe bashkë me rrugëtimin tënd, na ke lënë prapa dhe mirësinë dhe imazhin tënd të shtrenjtë. Edhe kur shkove në spital, teksa të ngrinin me barrelë, fatin e pate që të të merrte ish-nxenesi yt, që me dashuri të tha: “Zysha ime e dashur, do të behesh mirë, se ti je e fortë dhe e zonja”. Nuk di cfarë të them, po ajo që ndjej në shpirt është dashuria me të cilën ti na edukove, jo vetem ne, femijeve te tu, po edhe nipërve e mbesave te tu.

Ti rrezatoje mirësi dhe së bashku me babin për ju dhe ne ishte Shtepia e Zotit dhe e miqve!

Ndonese u lutem pa fund për ty, po ja që fati e deshi që në keto ditë të veshtira, në kete periudhë izolimi t’i të shkosh dhe të prehesh e qetë në shtëpinë e fundit, pranë prindërve të tu në Tiranë, duke na lënë pas mallin dhe dashurinë për ty.  

Do ta ndejmë mungesën tende, fjalet e tua, perqafimet e buzëqeshjen tende, o mami më e mirë në botë!  

Në keto ditë, që ishin me të veshtirat e jetës sime, nuk gjej fjalë per te falenderuar miqtë dhe te afermit qe nuk rreshtën së pyetur për ty, shoqet dhe shokët e tu, të gjithë Policinë e Shtetit që ma lehtësojë mundësinë për të qenë pranë teje . Nuk kam fjalë për të falenderuar mjekët e Durresit, doktor Bilalin, Tanin, Eden, Ridin, Ajtanken, drejtoresh Dirin, po nje falenderim e mirenjohje te vecantë të gjithë personelir ndihmes mjeke e infermiere e sanitare të repartit te Reanimacionit, pa të ciët nuk do ia kisha dalë dot dhe nuk do ta kishim perballuar dot kete situatë…

Faleminderit Avni Cuni dhe mirënjohje për gjithçka ke bere për Nena Vitën, Faleminderit Ajtanka, Luli dhe Vera.

Sot e ndjej se rrugtimi yt do të jete drejt babit, që po të pret me krahë hapur për ta bere te lehtë portën per ne Parajsë… Ti ike dhe buzëqeshja jote t’u stampos në buzë… Ti ike dhe sytë i mbajte te Dritani, që edhe në çastin e fundit nuk ta lëshoi dorën dhe të ndenji te koka. Ti teksa përgatiteshe për të ikur, i shtrengoje dorën Veronikes mbesës tende te preferuar… Ti ike po mua me mbylle një derë të madhe  dhe boshllekun tend nuk do ma zevendesoj njeri… Do me mungosh shumë o Ma!

Faleminderit të gjithëve dhe ju mirëkuptoj që të gjithë sot jeni shpirtërisht me të për ta përcjelle ne banesën e fundit, ndonëse e keni te pamundur nga situata ku ndodhemi!!

Ne fund.. per ty nuk ka fund.. qofsh e Parajsës dhe u prehsh në Paqe!!!

Të dua shumeeeeeeee o Mami im e shtrenjtë!! Dhe po të rrojë dhe kur të vdes, kujtimi yt, dashuria per ty do te jetë gjithnjë në pafundësi!

Se ti je dashuria pa kushte!

Bekuar qofsh dhe u prehsh në Paqe!

P. S: Nena Vita u nda nga jeta ne ora 01 të nates në daten 24 Prill 2020 dhe percjellja për në banesën e fundit do të behet në ora 15.00 per ne banesën e Sharres në Tiranê. Nisja bëhet nga Spitali i Durresit. Jeni te gjithë të mirëkuptuar që kjo ceremoni mortore për kushtet ku jemi te respektohet me prezencen tuaj shpirtërore . Zoti e bekoftë dhe e pranoftë për në Parajsë!

Të Lidhura

RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!
Aktualitet

RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!

4 Gusht, 2025
MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius

3 Gusht, 2025
Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha
Aktualitet

Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha

2 Gusht, 2025
”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët
Aktualitet

”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

1 Gusht, 2025
A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun
Të ndryshme

A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun

31 Korrik, 2025
Eduart Ndocaj uron me emocion ditëlindjen e nënës së tij: “Je bekim për këdo që të ka pranë”
Aktualitet

Eduart Ndocaj uron me emocion ditëlindjen e nënës së tij: “Je bekim për këdo që të ka pranë”

28 Korrik, 2025

TË FUNDIT

RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!
Aktualitet

RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!

4 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 4 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 4 gusht 2025

4 Gusht, 2025

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com