Zhvillimet e këtyre ditëve më sollën në mend një episod të viteve të para pas çlirimit në fshatin tim.Pasi ishin ftohur marrëdheniet me Jugosllavinë,një i deleguar i partisë bëri një mbledhje në Dukat dhe u tha fshatarëve se Jugosllavia tradhëtoi vijën.
Degjoi njerëzia e u përpoq në mënyrën e vet që edhe të përshtatej me situatën e re politike.Mirepo nuk vonoi shume dhe pati nje ristabilizim te marrëdhënieve me Jugosĺavinë.Atëhere i deleguari erdhi dhe i mblodhi sërish fshatarët për t’u dhënë sihariqin se Jugosllavia e Titos vazhdonte të ishte mike e Shqiperisë.Atëhere çohet një plak i moçëm,babë Pilua, të thotë dy fjalë:-Une more bir, nuk di çfare ben partia andej poshte,tha,por,kur erdhe herën e parë të dëgjova dhe qenit tim ja kam vene emrin Tito.
Nashti,që thua ti,nuk ja ndryshoj dot më se është mësuar me atë emër.Njerëzit qeshën,i deleguari u vrenjt…Ja,këto mendoja ndërsa po dëgjoja se mes Metës dhe Ramës sapo ka rinisur një stinë e re dashurie.Më vjen mirë,që ashtu si babë Pilua,as une nuk e kam ndryshuar kurrë mendimin për Metën. Ai ka qënë dhe ngelet për mua simbol i korrupsionit shtetëror dhe mjeshtër i kleringut politik.