InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Të hënën nis testimi i ri për grupet e rrezikuara nga COVID-19, Manastirliu: Ja kush testohet pas mjekëve (VIDEO)

18 Prill, 2020
in Aktualitet, Lajme, Shëndetësi
A A
Të hënën nis testimi i ri për grupet e rrezikuara nga COVID-19, Manastirliu: Ja kush testohet pas mjekëve (VIDEO)

“Një testim i ri serologjik do të nisë të kryhet nga java tjetër në laboratorin e dytë që do të jetë gati edhe për testimet për COVID19, laboratori i Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të laboratorit mikrobiologjik të QSUT-së, i cili do të kryejë testin e ri për konfirmimin e diagnozës dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve i ngritur në Ministrinë e Shëndetësisë për epideminë e koronavirusit, ka vendosur që të përfshijë një testim të ri, që është testimi serologjik, i cili do të nisë pikërisht nga grupet e rrezikuara, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Janë përcaktuar protokollet dhe nga dita e hënë do të nisë testimi i ri”, tha Manastirliu.

Në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT janë siguruar aktualisht 6 mijë teste, që janë disponibël. E gjithë struktura e laboratorit e çertifikuar dhe është e ngritur për të filluar këtë testim të ri. Duke theksuar se testimi serologjik do të kryhet në QSUT por nën lidershipin e Instutit të Shëndetit Publik, Manastirliu tha se mbetet prioritet mbrojtja e personelit shëndetësor.

“Dua të them që mbetet prioritet për ne mbështetja dhe mbrojtja e stafit tonë të shëndetësisë. Prandaj dhe ky testim serologjik për të vlerësuar krijimin e antitrupave do të fillojë në grupet më të riskuara që janë personeli mjekësor dhe gjithashtu grupet që janë në shërbime siç janë policia e shteti e të tjerë”, tha ministrja.

Dr. Vjollca Duro u shpreh se laboratori i QSUT është i ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe stafi që do të punojë është i trajnuar. “Laboratori i QSUT është ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare, niveli i dytë i biosigurisë. Stafi është i trajnuar, do të punojnë tre mjekë dhe katër staf teknik laborator”, tha dr. Vjollca Duro. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.

Të Lidhura

Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin
Aktualitet

Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin

27 Dhjetor, 2025
SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”
Aktualitet

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”

26 Dhjetor, 2025
E akuzuar për vjedhjen e miliona eurove, qytetarët “gozhdojnë” Belinda Ballukun: Hajdute, të është ngushtuar laku
Aktualitet

E akuzuar për vjedhjen e miliona eurove, qytetarët “gozhdojnë” Belinda Ballukun: Hajdute, të është ngushtuar laku

26 Dhjetor, 2025
Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius
Aktualitet

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius

26 Dhjetor, 2025
Banka e Shqipërisë publikon kalendarin: Sa festa zyrtare do të ketë në 2026?
Aktualitet

Banka e Shqipërisë publikon kalendarin: Sa festa zyrtare do të ketë në 2026?

26 Dhjetor, 2025
Një vit i jashtëzakonshëm arritjesh për Bashkinë Pukë, Kryetari udhëheq progresin
Aktualitet

Një vit i jashtëzakonshëm arritjesh për Bashkinë Pukë, Kryetari udhëheq progresin

25 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin
Aktualitet

Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin

27 Dhjetor, 2025

‘Lojtarët tanë janë gati’, Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit
Sport

‘Lojtarët tanë janë gati’, Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit

27 Dhjetor, 2025

Horoskopi për ditën e sotme 27 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme 27 dhjetor 2025

27 Dhjetor, 2025

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”
Aktualitet

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”

26 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com