InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

“Mos rri duke trokitur dyerve, se të behet ves!”/ 100 thënie nga Skender Doçi

10 Prill, 2020
in Të ndryshme
A A
“Mos rri duke trokitur dyerve, se të behet ves!”/ 100 thënie nga Skender Doçi
  • Kur s’rri dot një javë pa takuar shokun, më mirë shko ushtar ose hyr në burg.
  • Shoku që ngrihet në post, e ka humbur gjysmën e shoqërisë me ty.
  • E kalojnë më mirë bashkë një qen e nje mace, sesa dy qen apo dy mace.
  • Mos rri duke trokitur dyerve, se të behet ves.
  • Femra që të ngatërron me të tjerët, është kurvë.
  • Me atë që je njohur por s’je pëlqyer në fakultet, nuk pëlqehesh kurrë.
  • Kur të thërret shpesh shefi, e ka parë se nuk është gjë puna jote.
  • Mos rri me shokun që tregohet edhe më shok, kur ti je i shoqëruar me femra.
  • Nga i poshtri dhe ai që s’është kultivuar me jetën sociale, pritet gjithçka.
  • Kali dallon nga gomari, sa qytetari nga fshatari.
  • Mos e merr gruan tek shoku, që ajo të kujton kohën e gjatë që ti ke pa e takuar.
  • Kur fillon ta shoqërosh dhe ta ndjekësh gruan gjithandej, martesa vazhdon, por ti ke marrë fund.
  • Kur ndryshojnë shumë gjëra tek ti pas martesës, ke marrë grua të keqe.
  • Mos bëj të tuat tregimet, bisedat dhe ngjarjet e të tjerëve.
  • Mos u përziej në shoqëritë e mëdha dhe me ata që kanë shokë pafund.

————- * * * ———-

  • E drejta dhe liria, janë dy shërueset më të mëdha që ka njohur ndonjëherë shpirti i njeriut.
  • Formimi personal dhe ai profesional, janë vetvetja dhe zanati që ke për vete.
  • Kur nuk ke shpëtuar akoma nga vetvetja, s’ke si shpëton nga të tjerët.
  • Intelektualët janë njerëzit që mund të bëjnë gjithçka për mirë dhe për keq. Intelektuali i standardizuar bën për mirë.
  • Ai që është zhvatës, përfitues, interesaxhi dhe dembel, nuk është intelektual.
  • Femra ngjan sikur është krijuar një milion vite para mashkullit.
  • Shteti demokratik i së drejtës, e konsideron individin të rëndësishëm dhe të fuqishëm sa vet shtetin.
  • Udhëheqësi i mirë çliron dhe motivon energjitë e individit.
  • Në spital njeriu shkon për t’u shëruar me dëshirë, në burg shkon për t’u shëruar me detyrim.
  • Jeta e fakultetit është ëndrra më e bukur që ti ke parë ndonjëherë dhe s’do ta shikosh më kurrë.
  • Shefi i mirë iu thotë të tjerëve, përpiquni të punoni e të silleni si unë.
  • Arroganca është skopjimi i energjive të pakultivuara.
  • Politikani dhe intelektuali dallojnë se ky i fundit nuk përpiqet të krijojë influencë dhe varësi pa një punë të madhe.
  • Intelektuali është matësi më i mirë i kostos dhe dobisë së një ideje pa e provuar në realitet.
  • Burri dhe gruaja pavarësisht se bëjnë dhe ndajnë gjithçka bashkë për një kohë të gjatë, prapë marrëdhënia e tyre ngelet veç bashkëshortore si në fillimet e saj.
  • Vëllezërit dhe motrat e nisin fëmijërinë bashkë, gjatë jetës largohen shumë nga njëri-tjetri, në pleqëri dëshirojnë të jenë prapë bashkë.
  • S’është intelektual ai që të tjerët i duken të vegjël e të parëndësishëm.
  • Kur plaken, prindërit e kanë mendjen më shumë tek ti, por tani për veten e tyre.
  • Femra i don më shumë prindërit, por në të njëjtën kohë kërkon edhe që ta ndihmojnë më shumë.
  • Shefi i mirë ndërton respekt e punë, jo pushtet e frikë.
  • Të zgjedhesh do të thotë, të votosh më të mirin nga pikpamja e standardeve, dhe jo nga interesi e njohja personale.
  • Ai që vjedh në shtet, është hajdut gjithandej.
  • Shoqëria mund të gjendet në lloj-lloj skemash piramidale, jo vetëm në fushën e parasë dhe pronave.
  • Ironiku është cinik dhe snob.
  • Askush nuk mund të përdorë zyrën e shtetit, paratë publike, funksionin që kryen për përfitime apo perversitetet e tij ose dikujt tjetër.
  • Humori i hollë të bën të qeshësh për një kohë të gjatë.
  • Mediokri është “intelektuali” ku mund të zhvillohen të gjitha të këqijat e kësaj kategorie.
  • Të punosh me gruan duhet të përfitosh kompensim për vështirësi në punë.
  • Po të vuri gruaja nën ndikim absolut, je një grua shumë herë më e keqe se ajo.
  • Meraku i gruas së ndershme që nuk ishte k…. është afërsisht i barabartë me merakun e kurvës që nuk ishte e ndershme.
  • Çdo ndihmë që të rrit borxhin apo detyrimin, mendohu para se ta pranosh.
  • Secili është përgjegjës i parë, lidhur me atë që ndodh rreth tij dhe vendin në të cilin jeton.
  • Shoqëria nuk është një tufë zogjsh fluturakë, por është bashkësia e individëve, ku secili është i shenjtë dhe institucion në vetvete.
  • Dashuria është ajo që përmban edhe seksin, jo ajo e shprehur në seks.
  • Lulet janë të bukura, sepse janë edhe delikate.
  • Kur ia përmend nderin, kthimi i tij nga përfituesi quhet i mbyllur.
  • Kur themi komb, kemi parasysh bashkësinë e njerëzve që jetojnë në një territor të caktuar.
  • Dhuna është kufiri ku përfundon e keqja e vogël, dhe fillon e keqja e madhe.
  • Si femrat ashtu edhe meshkujt kanë huqet e veta. Ka meshkuj që i kanë huqet e të dy palëve.
  • Besimtari i mirë flet për këtë jetë.
  • Dy vëllezër ose dy motra nuk duhet të kenë të njëjtën shoqëri.
  • Kush të jep një ndihmë për të cilen s’ka harxhuar para, punë as kohë, dhe ato ti kërkon ty, është tregtar i pamoralshëm.
  • Dy femra mund të rrinë bashkë për një kohë të gjatë, edhe kur nuk e duan njëra-tjetrën.
  • Gruaja që nuk respekton burrin, keq-edukon fëmijët e vet.
  • Kujt i bëhen “hobi” vjedhja dhe seksi, nuk shërohet kurrë.
  • Kriza e shoqërise nuk është mungesa e njerëzve të ditur as mungesa e parave, është mungesa e ideve, njerëzve të ndershëm dhe idealist.
  • Materialisti është matrapaz.
  • Kur je me syze ke tre favore, të qëllojnë më vështirë se të tjerët, shikon më mirë se më parë, sytë i ke të mbrojtur nga dëmtimet fizike.
  • Intelektuali merret me librat, politikani merret me njerëzit në funksion të vetes.
  • Globi s’ka pasur kurrë luftëra më shumë, por tani zhvillohen pa armë e pa dhunë verbale..
  • Ajo që i bën njerëzit shumë të dallueshëm midis njëri-tjetrit, është dy-fytyrësia dhe paraqitja e disave ndryshe nga sa dhe si janë në të vërtetë.
  • Tani për tani në këtë botë mundësia për të fituar i keqi është më e madhe sesa për të mirin.
  • Mos i thuaj shitësit të lagjes se kam blerë gjithmonë tek ti. gjërat i ke blerë për vete jo për atë.
  • Drejtuesin që e duan ose e votojnë të gjithë: Nuk bën ose nuk kërkon punën, ka ndërtuar një skemë të përfitimit dhe abuzimit kolektiv, një pjesë jo e vogël që nuk e duan e votuan nga frika e hakmarrjes pas fitores.
  • Mos u përziej në debatet midis njerëzve të njohur lidhur me ngjarjen e tyre, kur ti nuk ke qenë prezent në ngjarje.

————- * * * ———-

  • Përsa kohë ka vende më të zhvilluara, të tjerat janë në zhvillim.
  • Përtej vdekjes, akoma nuk është vërtetuar se çfarë fillon.
  • Kur ia përmend shpesh fëmijës se të kam lindur dhe rritur, e ke humbur davanë si prind.
  • Mos mendo se aq sa je ti babai i fëmijës, është edhe ai fëmija jot.
  • Kur ti dashuron natyrën dhe detin, nuk mund të thuash se edhe ato të dashurojnë ty, këtë parim ndiq edhe me njerëzit.
  • Diplomacia është ajo që të nxjerr të fituar dhe të gjithë-pranuar, jo ajo që të nxjerr të humbur dhe trim.
  • Me vëllain duhet ta fillosh ndarjen që tek lojërat e fëmijërisë.
  • Opozita është demokracia e një vendi.
  • Në vendet që janë në zhvillim, kur voton të njëjtën parti për mandatin e dytë, do të marrësh gjysmën e gjysmës që ke marrë nga ajo në mandatin e parë, po të votosh ardhjen e opozitës do të marrësh edhe më shumë se more nga mandati i parë.
  • Partinë në pushtet nuk e rrëzon opozita, e rrëzon qeverisja dhe strukturat e saj.
  • Opozita nuk është pjesëmarrëse as përgjegjëse për qeverisjen.
  • Qeverija dhe partia në pushtet nuk kanë punë me opozitën, por duhet të bëjnë sqarimet rreth atyre që thotë dhe pretendon opozita, sikurse opozita e keqe apo e mirë i merr vetë përgjegjësitë.
  • Mos i kërko kurrë falje ligjit dhe policit, ajo që mund të kërkosh është një masë më lehtësuese.
  • Ligjet dhe rregullat që frenojnë protestat paqësore, dhe ndëshkojnë protestuesit paqësor, sido që të jenë dhe të çfarë do-llojshme, nuk i shërbejnë demokracisë, shoqërisë as individit.
  • Ligji është kufiri që po e shkele të “kërcet kërbaçi”.
  • Nga mosha 40 deri në 60 vjeç, kush nuk bën 10 orë punë në ditë, rrezikohet më shumë nga infrakti.
  • Për të zgjidhur dilemën e panevojshme, se universiteti është më shumë i stafeve akademike apo i studentëve, mund ta paralelizosh me pyetjen, – spitali është i stafit mjekësorë apo i pacientëve?!
  • Kur flitet për vjedhje, korrupsion, shpërdorim detyre atë e bën qeveria me strukturat e saj dhe partia në pushtet, po ta bënte opozita do të ishte futur në burg me kohë.
  • Qeveria është përgjegjëse direkte, edhe për nënpunësin e saj në pozicionet më të skajshme dhe periferike të vendit, kur ai nuk kryen punën për të cilën paguhet apo për më tepër abuzon me të.
  • Strukturave të partisë që është në pushtet mos iu besoni, ato janë si hajduti që bërtet me të madhe në publik “kapeni hajdutin”.
  • Qeverisja e mirë për ty është: Kur të janë përmirësuar kushtet dhe rrethanat e jetesës për vete dhe familjen tënde.
  • I qytetëruar dhe demokratik është ai vend, ku politikanët iu shkojnë mbrapa qytetarëve dhe japin llogari e shpjegime konkrete para tyre.
  • Vota është pjesë themelore e vullnetit dhe identitetit tënd.
  • Kur shefi të sjell rrotull presionin për arsye të ndryshme dhe që nuk kanë të bëjnë direkt me kryerjen normale të punës për të cilen ti je aty, po pate sadopak karakter ke rastin ideal ta vësh përpara një herë e mirë.
  • Kur dikush të detyron, të imponon, të dikton, ta permendë më vonë votën, të ka kuotuar më poshtë se një kafshë.
  • Asnjëherë mos harroni se, kryeministri është edhe politikan, njëkohësisht dhe kryetarë partie.
  • Të lexosh në rini është si të mbjellësh pemë në vjeshtë, të lexosh në pleqëri dhe afër saj, është sikur të mbjellësh pemë në fund të Korrikut.
  • Mos ke frikë nga vdekja, ajo një herë vjen dhe nuk varet nga ti, frikë duhet të kesh nga ato që mund të bësh jo mirë në jetën e përditshme.
  • Frika është pa-aftësia për të ndaluar rrjedhjen e imagjinatës, ose vjen për shkak të atyre që ke bërë gjatë jetës, të cilat kurrsesi s’duhet ti bëje.
  • Drejtuesi i mirë mund ti pyesë të gjithë, por në pikëpamjen e drejtimit dhe të përgjegjësive që rrjedhin, është përgjegjësi i vetëm.

Të Lidhura

Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së
Të ndryshme

Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së

19 Dhjetor, 2025
Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K

6 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2025
Të ndryshme

Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2025

5 Dhjetor, 2025
PROFIL/ XHOANA SHEHU, FORCA QË LIND NË DUART E NJË VAJZE 22-VJEÇARE
Të ndryshme

PROFIL/ XHOANA SHEHU, FORCA QË LIND NË DUART E NJË VAJZE 22-VJEÇARE

4 Dhjetor, 2025
Ese Zemre/ “Drita që lind nga dhimbja”(Dedikuar femrës me forcën e një luani, Blerina Kalthit)
Të ndryshme

Ese Zemre/ “Drita që lind nga dhimbja”(Dedikuar femrës me forcën e një luani, Blerina Kalthit)

3 Dhjetor, 2025
Këto ushqime do t’ju ndihmojnë të flini më mirë gjatë gjithë natës
Të ndryshme

Këto ushqime do t’ju ndihmojnë të flini më mirë gjatë gjithë natës

2 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

PD proteston sot përpara Kryeministrisë
Aktualitet

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025

Jonida Vokshi në qendër të vëmendjes pas Prime-it të Big Brother VIP Kosova: Gabim teknik apo lapsus live?
Show Biz

Jonida Vokshi në qendër të vëmendjes pas Prime-it të Big Brother VIP Kosova: Gabim teknik apo lapsus live?

22 Dhjetor, 2025

Horoskopi ditor 22 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi ditor 22 dhjetor 2025

22 Dhjetor, 2025

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026
Kulturë

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

21 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com