InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

DENONCIMI/ Bashkia Kamëz dërgon sms kriminale, mbi 2 mijë subjekteve të biznesit të vogël

5 Prill, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Xhelal MZIU: Zgjedhjet e reja dhe largimi i rilindjes, shpëtim për shqiptarët!

Nga Xhelal Mziu

Bashkia Kamëz dërgon sms jashtë kopetencës, joligjore, kriminale, mashtruese, politike dhe elektorale mbi 2 mijë subjekteve të biznesit të vogël, me këtë permbajtje!

“Pershendetje,
Shpresoj te jeni mire ju dhe familja juaj!
Në kuadër të Vendimit Nr. 254 datë 27.3.2020 të Këshillit të Ministrave ku do të ndihmohen nga shteti të gjithë bizneset, të cilat e kanë mbyllur aktivitetin e tyre këto kohe. Me iniciative të kryetari të Bashkise Z.Rakip Suli, është e gatëshme t’ju ndihmoj mbi mënyrën e aplikimit. Ju ftojmë të paraqiteni pranë Bashkise Kamëz me dokumentat e mëposhtem:
1. Nr. e llogarisë së bankës dhe ID tuaj.
2. Nr. e llogarisë dhe nr. e ID së cdo punonjësi.
3. Emailin tuaj dhe të cdo punonjesi.
Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore.
Bashkia Kamez.”

 Është skandaloze, është tinzare, është politike, është diskriminuese, është kriminale në këtë kohë lufte, është elektorale, është vjedhje e të dhënave personale, është vepër e rëndë penale!
 Po marrim rastin nëse do e kishte Bashkia dhe Kryetari kopetencë, a ka kapacitete profesionale për ti këshilluar bizneset, rilindasi 6% (Rakip Suli)! Nga informacionet që kam, jo vetëm nuk është ekonomist, por nuk ka as arsimin e lartë (dhe nëse e ka blerë diplomën “Kristal”), ka bërë vetëm vitin e parë të shkollës së mesme (natën), kemi mjaftueshëm dokumenta!
 Në aspektin ligjor me njoftimin e bizneseve, nuk është kopetencë e Bashkisë pasi të gjitha dokumentat plotesohen pranë Drejtorisë së Tatimeve Rajonale përkatese nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik, në e-filing, duke filluar nga data 1 Prill e në vijim, në VKM shpjegohet qartë, kush e ka kopetenc dhe çfarë duhet (do ta shihni mē poshtë)!
 Rilindësi 6%, nuk i di akoma kopetencat që ka Bashkia dhe po kërkon të përfitojë nga situata në të cilën ndodhemi për të bërë propagandë politike, selektim politik (kush i bindet), dhe fushatë elektorale!
 Ai madje tejkalon dhe VKM, duke kërkuar ID dhe e-mail e çdo biznesmeni, dhe ID e-mailin e çdo punonjësi! Duket qartë që këto të dhëna përdoren në shkelje të plotë të ligjit, jo vetëm përvetësim kopetencash (i përket pushtetit qendror), por dhe vjedhje e përdorim të të dhënave personale për arsye politike dhe elektorale.
 Ligji 9632, datë 30.10.2006 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE” i ndryshuar, dhe konkretisht neni 10, Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, neni 17, Administrimi i tatimit bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet Drejtorive Rajonale Tatimore e cila është e ngarkuar me vlerësimin, mbledhjen, kontrollin, arkëtimin dhe transferimin në llogaritë e buxhetit të qeverisjes vendore të të ardhurave nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël.
 Çdo biznes që plotëson kushtet për të përfituar pagën e luftës duhet të paraqitet pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve dhe jo pranë Drejtorisë së Taksave Vendore.
 Ky njoftim që ka bërë rilindasi 6% bie në kundërshtim të hapur me ligjin dhe që duhet të mbaj përgjegjësi ligjore ai dhe vartësit e tij, është njē akt i shëmtuar që kërkon të bejë politike dhe nē kohë lufte dhe në këtë periudhë të gjëndjes së jashtëzakonshme!
 Gjej rastin për të dërguar një mesazh mbështetje të të gjithë bizneseve të Kamzës, për këtë peridhë të vështirë ekonomike që po kalon vendi në përgjithësi dhe biznesi në veçanti nga COVID 19, por dhe ndihma e pamjaftueshme e Qeverisjes Qendrore dhe Vendore, ndaj motorit kryesor të zhvillimit të qytetit, të vendit, të punësimit dhe të progresit ekonomik të familjeve shqiptare!
Ju lutem mos bini prehë e provokimeve, presioneve politike, Ju duhej të financoheshi 100% nga Buxheti i shtetit për muajin mars e deri në ditën kur Ju të punonit me kapacitet të plotë teknologjik, ekonomik e financiar!
Ditë më të mira do të vijnë!

?
?
✅
✅
⛔
✅
✅

Udhëzim mbi mënyrën e aplikimit për të përfituar ndihmën financiare sipas VKM 254, datë 27.03.2020.
Në bazë të VKM nr.254 datë 27.03.2020 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë, ndihmës ekonomike e të pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19”, subjektet tatipampagues të cilët do të aplikojnë për përfitim të ndihmës financiare, duhet që:
 Për vitin 2019 të kenë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,
 Të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim,
 Duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin ose tatimin mbi fitimin
Për të dorëzuar formularin “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare”, çdo tatimpagues që plotëson kriteret e mësipërme, duhet të aplikojë nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik, në e-filing, duke filluar nga data 1 Prill e në vijim.
Udhëzuesi praktik mbi mënyrën e aplikimit dhe plotësimit të këtij Formulari (bashkëngjitur këtij njoftimi) sqaron hapat që duhet të ndiqen për plotësimin në mënyrë korrekte të tij.
 Individet, me status i vetëpunësuar, përfitues sipas VKM-së Nr.254, date 27. 03.2020, në plotësimin e Formularit për përfitimin e ndihmës financiare, nëse nuk disponojnë një llogari personale, mund të përdorin të dhënat e llogarisë bankare të hapur për qellim të biznesit. Nëse nuk e disponojnë një llogari biznesi, do të duhet të paraqiten pranë një prej bankave të niveli të dytë, për të bërë të mundur hapjen e një llogarie bankare personale apo biznesi.
 Individët përfitues (punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; të punësuarit në personat fizikë tregtarë; të punësuarit në personat juridikë), të cilët nuk disponojnë një llogari bankare aktive, duhet të paraqiten pranë një prej bankave të nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë, për të bërë të mundur hapjen e një llogarie bankare.
 Kujdes: Të dhënat e llogarisë bankare, bëjnë pjesë në të dhënat e detyrueshme për t’u plotësuar në Formularin e përfitimit të ndihmës financiare. Ato duhet të disponohen nga individët përfitues dhe duhet t’i vihen në dispozicion subjektit, përpara kryerjes së aplikimit elektronikisht në llogarinë e deklarimit elektronik.
 Subjektet me status i vetëpunësur, të cilët mund të jenë nën masa të mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore (bllokim llogarie bankare), duhet të hapin një llogari personale bankare, (e cila nuk mund të përdoret për qëllime te tjera), për të bërë të mundur përfitimin e ndihmës financiare.
 Subjektet që do të plotësojnë kërkesën, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku IBAN i llogarisë bankare është e dhënë shumë e rëndësishme.

Të Lidhura

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!
Aktualitet

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!

4 Nëntor, 2025
Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025
Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit
Aktualitet

Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit

2 Nëntor, 2025
Qeveria merr vendimin, të dielën në 2 nëntor zi kombëtare, Homazhet për Fatos Nanon
Aktualitet

Qeveria merr vendimin, të dielën në 2 nëntor zi kombëtare, Homazhet për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025
Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”
Politikë

Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”

31 Tetor, 2025
Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta
Politikë

Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta

31 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!
Aktualitet

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!

4 Nëntor, 2025

Neda Balluku divorcohet nga Orgen! Çfarë ndodhi me çiftin e njohur?
Show Biz

Neda Balluku divorcohet nga Orgen! Çfarë ndodhi me çiftin e njohur?

3 Nëntor, 2025

Hermes Nikaj sërish në ekran! Mbrëmjet me Dajana Shabanin do të sjellin shumë batuta.
Show Biz

Hermes Nikaj sërish në ekran! Mbrëmjet me Dajana Shabanin do të sjellin shumë batuta.

3 Nëntor, 2025

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com