InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Kosova, drejt një tjetër krize politike

3 Prill, 2020
in Artikuj, InfoPress, Politikë
A A
Kosova, drejt një tjetër krize politike

Kërkesa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë më parë, ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të propozojë kandidatin e ri për kryeministër të vendit, si dhe përgjigja e këtij të fundit se do të dërgojë një përgjigje “në një moment të përshtatshëm, në këtë kohë të koronavirusit”, janë paralajmërime të mundshme që gjithçka do të përfundojë edhe një herë në Gjykatën Kushtetuese për një aktgjykim të ri, deri në formimin e Qeverisë së re të Kosovës, vlerësojnë njohës të çështjeve ligjore dhe politike në Prishtinë.

Deri më tani, ende nuk dihet nëse Vetëvendosje do të propozojë kandidatin e ri.

Radio Evropa e Lirë ka bërë përpjekje që të marrë një deklaratë nga zyrtarë të Vetëvendosje lidhur me këtë çështje, por ata nuk janë përgjigjur.

Pas letrës te Thaçit, në orët e vota, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se partia e tij do t’i përgjigjet presidentit Thaçi në “një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi”.

Kurti në vazhdimësi ka deklaruar se me presidentin Thaçi nuk kanë pajtim për krijimin e një qeverie të re, por ka kërkuar caktimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas kalimit të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Palët mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

Florent Spahija, ekspert ligjor në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pasi presidenti ka kërkuar emrin e mandatarit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje kjo e fundit ka të drejtë të shfrytëzojë kohë për konsultim apo bërjen e një koalicioni të ri për të dërguar një emër të një mandatari të ri për qeverinë.

Por, siç thekson Spahija, në Kushtetutën e Kosovës nuk parashihet një afat i caktuar se kur duhet të dorëzohet emri i mandatarit për kryeministër të ri.

“Po mund të jetë një krizë pasi Vetëvendosje nuk ka një afat apo limit kohor që mund ta dërgojë një emër te presidenti, pra nuk i limitohet me Kushtetutë. Normalisht që presidenti mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe të pyes se cili do të ishte afati optimal që subjekti politik t’i kthejë përgjigje presidentit apo të ja dërgojë emrin presidentit”.

“Kjo mund të jetë ajo që mund të ndodhë nëse VV nuk dorëzon emër për një periudhë të arsyeshme kohore , përndryshe nëse VV dorëzon emër i kanë edhe 15 ditë të tjera që të shkojnë para kuvendit me mandatarin dhe me kabinetin qeveritar që duhet të votohet në Kuvend”, ka thënë Spahija.

Foto nga takimi ndërmjet presidentit Thaçi dhe kryeministrit në detyrë, Kurti. Prishtinë, 1 prill, 2020.
Edhe analisti i çështjeve politike Albert Krasniqi, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ka shprehur mendimin se ekziston një paqartësi kushtetuese lidhur me këtë çështje. Sipas tij, nuk ka afat të paraparë se për sa kohë duhet që partia e parë të kthejë një përgjigje, pra nëse refuzon apo nëse dëshiron të procedojë me zgjedhjen e kryeministrit të ri.

Megjithatë, siç thotë Krasniqi, duhet të kihet parasysh që Kushtetuta nuk duhet të ngarkohet me afate për secilin veprim që duhet të ndërmerret, pasi disa veprime janë të nënkuptueshme.

“Unë në atë se çfarë kam parë në dokumentet përgatitore kushtetuese, të cilat janë në arkivin e Kosovës, në draftet fillestare, është paraparë një afat prej dhjetë ditësh, ku presidenti duhet të emërojë një kandidat dhe ky afat prej dhjetë ditësh duhet të përmbyllet, pra edhe kërkesa e presidentit, por edhe përgjigja e partisë së parë. Ky dhjetë ditësh është një afat i arsyeshëm brenda të cilit Vetëvendosje të kthejë një përgjigje”, thotë Krasniqi.

Krasniqi shton që nëse Vetëvendosje nuk kthen përgjigje, atëherë, sipas tij, ka shumë mundësi që presidenti t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe të kërkojë një interpretim nëse mosdhënia e përgjigjes nënkupton refuzim për të marrë mandatin.

“Po ashtu edhe nëse presidenti vepron pas pasur përgjigje nga Vetëvendosje, do të ketë prapë një rast në Gjykatën Kushtetuese, të cilës do t’i drejtohet Vetëvendosje. E shoh se sido që do të veprohet në këtë situatë, do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese”, thotë Krasniqi.

Pas votimit të mocionit të mosbesimit më 25 mars, nga ana e 82 deputetëve të kuvendit, Kosova po qeveriset nga një qeveri në detyrë.

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti ishte iniciuar nga partia partnere e Lëvizjes Vetëvendosje në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u mbështet edhe nga partitë opozitare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga udhëheqësit e Kosovës që të veprojnë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. /REL

Të Lidhura

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

16 Tetor, 2025
Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla
Artikuj

Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla

2 Tetor, 2025
Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi
Politikë

Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi

28 Shtator, 2025
A është Putin i sëmurë? Misteret që “rrethojnë” shëndetin e presidentit rus
Artikuj

A është Putin i sëmurë? Misteret që “rrethojnë” shëndetin e presidentit rus

28 Shtator, 2025
Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!
Artikuj

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!

18 Shtator, 2025
Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo!
Sport

Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo!

29 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 29 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 29 Tetor 2025

29 Tetor, 2025

Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj
Bota

Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj

26 Tetor, 2025

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën
Aktualitet

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën

26 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com