Përmes një reagimi në profilin e tij facebook, ish-deputeti Eduart Ndocaj, ka sjellë një këndvështrim ndryshe në lidhje me situatën e krijuar nga COVID-19, duke dënuar me ashpërsinë më të madhe protagonizmin e kryeministrit, i cili po bën propagandë politike në lidhje me këtë situatë.
Ndocaj, duke njohur impaktin e madh në ekonominë e vendit, ka kërkuar lehtësimin e masave për qytetarët, të cilët sot pokridhen në një varfëri esktreme, si dhe nuk po gjejnë përkrahjen e duhur nga qeveria, duke i braktisur me cinizmin e tij prej një palaçoje.
Si një njohës i ekeonomisë, Ndocaj ka kërkuar nga qeveria urgjentisht marrjen e masave për bizneset e vogla të cilat janë në prag falimenti, si dhe një paketë konkrete sociale dhe ekonmike për qindra e mijëra familje shqiptare, që gjenden të izoluara dhe po përballen me vështirësitë e mungesës së ushqimeve dhe të nevojave bazike të jetesës.
Ja reagimi i plotë:
Optimizmi dhe këndvështrimi ndryshe për Covid 19!
Ndikimi Rama në politizimin e mjekëve, barrë e rëndë për sistemin!Shqipria vërtetë u gjënd në befasi, qeveria e pa orientuar, e mpire, e friksuar dhe në panik e sipër mori masa drastike, që sipas statistikave dhe gjasave, po rezultojnë fare të panevojshme dhe pa asnjë impakt të dukshëm në parandalimin e “coronavirusit”.Humbja ekonomike është jashtëzakonisht e madhe, trauma, paniku, depresioni kolektiv, familjar dhe individual ishin në kufijt e të paimagjinueshmes.
Sot po rezultojnë, masa të nxituara, të panevojshme, por për fat të keq me pasoja të medha për vendin në tërësi, per ekonomine, biznesin, bujqesine, shendetin mendor dhe traumat e thella njerzore. A’duhet të mbaje përgjegjësi kryeministri që mori këto vendime pothuajse i vetëm, pa u konsultuar me specialiste të mirfilltë, pa ndjekur kurbën epidemioligjike?
Pra nje vendim thjesht për protoganizem dhe prej panikut personal. Duhet të pranojme, se edhe Opozita e terhoqi në këtë “magji” të gabuar qytetarin! Sot e kemi luksin të diskutojmë mbi kete fenomen të “rrezikshëm”, që nuk ndodhi për një muaj, që u “premtua” nga autoritet. Po na thonë, se do të ndodhë në këto do jave te Prillit. Duke ndjekur me vemendje këtë fenomen pandemie, duke u konsultuar me mjekët më të mirë profesioniste të fushës, na rezulton se izolimi i qytetarve në shtëpi, paralizimi i jetës ekonomike e politike, ishte nje vendim tëresisht i nxituar, i panevojshëm dhe tmerrsisht me pasoja!
A’duhet të reflektojmë, që të riparojme gabimet, të fillojmë menjehere liberalizimin e levizjes dhe frymarrjen për bizneset jetike dhe të sherbimeve. Nësë vazhdojme duke pritur ato “dy javët e tmerrshme” dhe ato nuk vijnë kurrë do të jetë një “turp i madh” për KM dhe për këto “heronjtë” e shendetesise te prodhuar nga media e rilindjes. Koha është për reflektim, qetesojuni autoritete amorfe, coronavirusi ka bërë nje xhiro ne Janar dhe kjo periudhe “dy javore” që pritni Ju, ndoshta nuk vjen kurrë! E.Nd.