InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Bujaria dhe kopracia janë karakteristika që gjenden tek njerëzit e pasur”/ Thënie nga Skender Doçi

3 Prill, 2020
in InfoPress, Të ndryshme
A A
Rinia përballë indoktrinimit dhe realitetit social

Mos u përziej … (500 thënie)

1. Mos u përziej te familja e tjetrit.

2. Mos u përziej tek paratë e tjetrit.

3. Mos u përziej te puna e tjetrit.

4. Mos i merr nga koha e punëve të veta.

5. Mos iu përziej te seksi kur ai/ajo nuk dëshiron.

6. Kur nuk e don tjetrin, lëre e të rrijë në punën e tijë.

7. Kur s’të don mos iu afro.

8. Kur të përshëndet, përshëndete. S’të përshëndet mos e përshëndet.

9. Kur se don, mos e merr nëpër gojë për mirë as per keq.

10. Kur të don, përmende rrallë e me kujdes.

11. Kënaqësi të madhe provon kur të ndihmojnë ty, më pak ke kur ndihmon ti të tjerët.

12. Mos i kërko mikut të bëj për ty ato që si bën për vete, se e humbet.

13. Kush e don lekun shumë, nuk duhet ta mbaj në xhepat mbrapa.

14. Ndihma është vlera më humane e njeriut.

15. Kur ndihmon të mirin dhe mirënjohësin, tregon se je edhe i zgjuar.

16. Pleqëria është një bërthamë, pa tul e pa farë.

17. Ndihma që të fut borxh për një kohë të gjatë, është robëri.

18. Mosmirënjohësi, s’ka burrëri, shpirt, as zgjuarsi, nuk shkon larg.

19. Mos ia thuaj shokut ato që thonë të tjerët për të.

20. Sillu mirë me atë që gruaja e vet nuk e respekton.

21. Mos ndërto shoqëri me gruan e shokut, motrën, vajzën dhe të dashurën e tij.

22. Partitë janë kompani mashtruese.

23. Për ata që i don por s’të duan, mos u shqetëso, e rëndësishme është se ti po dashuron.

24. Shefi nuk ka mik të ngushtë ndonjërin nga varësit e tij.

25. Tregtarët nuk kanë miq njëri-tjetrin as blerësat e tyre.

26. Mos i thuaj shokut apo mikut dy herë për një gjë.

27. Miku, shoku dhe kolegu, janë si babai, xhaxhai dhe njerku.

28. Kur thua më shitën, bëhet fjalë për shokët, jo për tregtarët.

29. Femrat me njëra-tjetrën, s’janë kurrë aq mikesha sa mendojnë të tjerët.

30. Interesi dhe humbja janë prova të mëdha për karakterin.

31. Ruaju nga njerëzit që në vetvete kanë si qëlim paranë, seksin ose pushtetin.

32. Mos u bëj shok, me shokët dhe kolegët e gruas.

33. Mos fol kurrë keq për një femër.

34. Gjithmonë respektoj ata që të kanë dhënë mësim dhe mësime gjatë jetës.

35. Mos mendo se je shoku i dikujt që flet keq për shokët e mëparshëm.

36. Festat janë data të caktuara nga njeriu, për të gezuar.

37. Braci, zgrapsi dhe zhvatësi, bëjnë pjesë në familjen e zvarranikëve.

38. Mos u bëj shok me atë që thotë çfarë fitoj nga ti.

39. Ato që ti din në pleqëri, rinisë nuk i bëjnë punë.

40. Mos ia thuaj kurrë një të njohuri, fjalët që dikush tjetër, kushdoqoftë ai, të thotë, shko e thuaja.

41. Shokët e vegjël për nga pozita, janë si puna e gorricave, gjithmonë prodhojnë.

42. Femra që i vjen rrotull shefi ose pronari dhe i jepet, s’bëhet më.

43. Për sa kohë rrin vetëm, s’të vjen ndonjë e keqe nga të tjerët

44. Njeriu i varfër, ai me karakter të dobët dhe njeriu i paditur, nuk nëpërkëmben.

45. Mashtruesi, më parë ka qenë njeri i besueshëm. 46. Kur shefi i sapo zgjedhur, ka në vemëndje kundërshtarët dhe ata .

46. Kur shefi i sapo zgjedhur, ka në vemëndje kundërshtarët dhe ata që se duan, është shef i keq.

47. Besimtari i mirë nuk pret gjithçka nga Zoti.

48. Shumë njerëz bashkë, nuk është e thënë se kanë ide, plane dhe bëjnë punë të mëdha.

49. Qylxhiu është si puna e lopës, duke kaluar rrugës ia këput një misri.

50. Kush pendohet se ka bërë mirë apo është sjellë mirë, është mëkatar i madh.

51. Kur ia hedh rrugaçit, bëje gati kurrizin.

52. Mos rri me njerëzit që kur ua prish, zemërohen dhe revoltohen.

53. Mos rri me atë që prishet me ty, sepse nuk i përmbush interesat personale.

54. Kur zihesh me tjetrin, mos u bëj më shok që të nesërmen.

55. Femra kur s’të don, mos u përpiq t’ia fitosh dashurinë.

56. Kur kanë qenë të vegjël, të gjithë e kanë bërë shurrën në brekë.

57. Mos e shiko femrën nga prapanica, sepse ajo nuk të shikon andej.

58. Mos qëllo, mos poshtëro, mos fyej kurrë një femër, edhe kur ajo e bën vetë.

59. Femra s’të vjen rrotull, pa e parë dëshirën tënde më parë.

60. Ajo femër që i jepet me gjithçka e për gjithçka të dashurit, është budallaqe.

61. Në qoftë se një femër relaksohet vetëm kur ti harxhohesh me të, gjej një tjetër.

62. Mos rri me atë që interesohet të dijë gjithçka nga ti e për ty.

63. Femra më të nevojshëm se seksin, ka burrërinë dhe besnikërinë e një mashkulli.

64. Mos qesh kurrë, kur rrëzohet një femër apo godet kokën diku.

65. Mos u gëzo kur vuajnë ata që s’të kanë dashur ty.

66. Nuk vuan më shumë se i sëmuri, ai që kujdeset vazhdimisht për të.

67. Të bashkëjetosh me sëmundjen ose vështirësinë, ke të ardhme më të mirë.

68. Mos i shit, e mos i analizo kurrë shokët tek njëri-tjetri.

69. Ruaju nga ata që ndajnë gjithçka bashkë.

70. Mos e ki frikë shefin, por bëj punën dhe respektoje për aq sa i takon

71. Kur je frikacak apo servil, s’ngelet për të diskutuar gjë tjeter.

72. Mos urre një që s’ka punë me ty vetëm sa e njeh apo se e urren shoku jot.

73. Kush sillet keq me të rinjtë është plakur dhe është snob.

74. Mos u prish me tjetrin se nuk të mbajti një premtim që ta kishte dhënë.

75. Kush frikëson fëmijët dhe ju tregon histori të këqija, është vampir.

76. Mos i trego kurrë te shitësi i lagjes problemet që ke ti.

77. Gjithmonë ki në konsideratë se miku mund të bëhet armik dhe anasjelltas.

78. Mos ia trego të dashurës gjërat që po e mori vesh dikush tjetër, të fundosin.

79. Edhe prifti është njeri dhe mëkatar.

80. Mos i fol për familjen, dikujt që s’është martuar.

81. Femra si qe e ndershme, si qe kurvë, njëlloj e lodh burrin.

82. Pse rrin shumë shokë bashkë, mos u shqetëso as mos i ki frikë.

83. Duket e mirë gruaja e tjetrit, pasi nuk ke vajtur ta pyesësh të zotin.

84. Kur puth një femër të zgjatet jeta, kur vazhdon më shumë, e ke njëlloj.

85. Mos i dekonspiro kurrë femrat, me shokët.

86. Shoku që pezmatohet kur ti zë të dashur, mos rri me të.

87. Pushimet më të mira janë kur i kalon me familjen tënde, pa familje të tjera.

88. Mos rri me një shok që kur e ndan mollën të jep gjysmën e vogël.

89. Shoqëria është për kokë dhe nuk delegohet si e tillë.

90. Mos fol shumë dhe me nota të larta për shokët, në sytë e vajzës tënde.

91. Ai që ka bërë burg, nuk kërkon shokë të mirë.

92. Fuksi i fut duart në bythën e secilit, ndërsa tek bytha e shefit fut kokën.

93. Mos i bezdis shokët e babait.

94. Survejuesi, mbikqyresi dhe përndjekësi, prish karakterin e vet.

95. Kali e tërheq karrocën para, disa njerëz e tërheqin mbrapa.

96. Femrat i kanë meshkujt si fustanet, i shohin të gjithë, pastaj vendosin për njërin.

97. Mos i hidh ujë zjarrit, se bën tym më shumë.

98. Mos u kthe kurrë tek një dashuri e vetë-mbyllur më parë.

99. Gjithmonë ti ke një çmim më të vogël, se sa ata që i shet ti.

100. Kur s’të pëlqen askush, i ke larë duart me ketë dynja.

Të Lidhura

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025
Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri
Të ndryshme

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri

21 Tetor, 2025
Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar
Të ndryshme

Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar

18 Tetor, 2025
Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit

17 Tetor, 2025
Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!
Të ndryshme

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!

12 Tetor, 2025
Zbuloni çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë
Të ndryshme

Zbuloni çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë

8 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo!
Sport

Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo!

29 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 29 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 29 Tetor 2025

29 Tetor, 2025

Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj
Bota

Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj

26 Tetor, 2025

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën
Aktualitet

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën

26 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com