InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Mbreti i Republikës dhe stomaku

1 Prill, 2020
in InfoPress, Opinione
A A

Nga Albert AVDULI

Në këto javë, veç një hymn duhet të këndohej.
Marshi optimist kushtuar mjekëve. Ata janë në shënjestrën e djallit.
Tej këtij konstatimi, është dita pa dritë e popullsisë .
Disa çaste prej saj. . .
Kapele për stomakun po kërkoj.
E ndjej si gurë në qafë, peshën dhe fuqinë e organit tretës.
Uria është shkëmb, që shtyp mijëra familje, këto ditë nëpër qytetet tona.
Uria në shekullin e 21, në mes të Evropës.
Nuk ka rrezik më të madh për një individ, sesa sundimi i stomakut mbi gjithë shqisat dhe ndjesive.
Mirëpo, shuma e individëve, përbëjnë popullin.
Po ndal te vetja, që mos të ndihet i cënuar dikush tjetër.
Tashmë, kam frikë se po ndodh . . .
Gati tre javë mbyllur.
Çoroditur me lajme të pjesëshme apo kontradiktore, nuk arrij më të reflektoj.
Në shtëpi, të lëviz gruaja 20 herë në ditë, me ca preparate pastrimi e dezinfektues.
Ka arsye këtu. . .
Jashtë, të tmerron ligji.
Llogjik normale dhe kjo.
Librat, që lexoj, mbas një dite, mendoj se autorët m’i kanë vjedhur mua subjektet.
Shkruaj poezi e më dalin pamflete politike. Se poezia nuk interpretohet. Ajo ose thithet nga poret e shpirtit ose bëhet hymn mediokrish.
Shkruaj aforizma, produkt i konservuar në vite nga leximet dhe përvojat jetësore e mbas kësaj, shpall veten akademik ose gjinushist.
Lexoj ndonjë fragment në google dhe i dukem vetes si enciklopedist.
Shikoj filma turq e i perceptoj si bollywood-ian.
E diela është ditë e bekuar dhe duhet gëzuar, por na është bërë makthi më i madh, këto kohë.
E hëna, e marta, secila ditë, java e katërt dhe shpresa. . .
Nuk dua të zbardh.
Shumë keq, kur njeriu, uron natën.
Nga sot, “liria” nuk më hyn më në sy, as në shpirt.
E vetmja arsye, që mund t’më nxjerr jashtë, është stomaku.
Miq, e kuptoni, arsye fuqiplotë mbetet stomaku.
I rëndësishmi plëndësi im, ti e meriton nderimin, para kokës dhe trurit tim.
Ti lëshon ca sekrecione, të cilat më drejtojnë saktësisht në frigorifer.
Koordinatat e lëvizjes m’i jep pa gabuar edhe pse nuk ke sy.
Ti e meriton kapelen, por unë nuk di sesi, ky aksesor mund të vihet mbi kryet e tu.
E, meqë ra fjala, a ke krye o stomak ?
Retorike ishte, s’ka nevojë të përgjigjesh.
Ky është piku i ndryshimit. Të gjithë e dinë se cilat gjallesa, i drejton barku.
Vullneti, rebelimi, po thyhen dhe çdo lajm eterik e ndjej në shpirt si pranga hekuri.
Tjetërsimi po kryhet me sukses.
Ju, e kujtoni Gregor Zamza te “Metamorfoza” e Franc Kafkës.
Jo, nuk jam shndërruar në atë brumbullin e jargavitur, i cili priste tasin me supë.
Diçka tjetër . . .
Një qënie vanitoze, varur mbas çdo fjale që del nga ekranet televizive.
Emrin nuk ma kujton kush në rrugë. Madje, nuk kam rrugë.
Në lagje, nuk më njeh kush dhe nuk njoh kënd. Mbuluar fytyrën me maskë, kokën me kapele.
Në telefon, nuk ka thirrje, alo nuk ka. Më shkruajnë, të ngjashmit e mi. Ju shkruaj gjithashtu, por tiparet e tyre më janë zvetënuar.
Jemi kthyer në një bashkësi halucionante, që pa patur miell, hedhim sodë dhe presim të ngrihet brumi.
Ama, diçka e di mirë,e ndjej se po ndodh. Më mirë nga çdo herë e di e kjo më lehtëson.
Unë kam besuar në Zot, por herë mbas here, bëja blasfemi dhe pyesja veten: Si nuk m’u shfaq njëherë ! ?
Tashmë, e njoh.
Zotin e krijojmë ne, jo e kundërta.
Qeveria është Zoti !
Shikoni ç’atribute ka rrëmbyer.
Dëgjoni si mallkon, ç’kishëron, deislamizon, dekreton e këshillon.
Olimpi i ka dërguar zotat e tij në Tiranë.
Ky shkurton ditë, merr jetë , grada e tituj shpërndan, duke lëvizur vetëm spektrin e fuqisë, por predikon se jetës i shërben.
Hyjnitë do ndruheshin, nga fuqi të tilla.
Ai, është Mbreti i Republikës.
Në oborrin e tij vërtiten disa vezirë, veqilharxh të parave, të gjakut të shqiptarëve.
Një harem, gëlon gjithashtu, plot me konkubina dhe marioneta, që duan buxhet për miq, esnaf rrugësh e djegës plehrash.
Vafshin në Had (mbretëria e errêsirês) të gjithë, që duke menduar veç për të grabitur, e lan këtë popull në mëshirë të fatit.
Ende qenkam në rregull.
Dy paragrafët e fundit, më bindën se nuk jam thyer.
Stomaku nuk më paska dal mbi krye.
Zot, ti ekziston me të vërtetë !
Ruhuni nga fuqia e stomakut !
Nuk ka sundimtar apo këshilltar më të keq nga stomaku.
Ai nuk krijon ushqim, as mendim(pak erotizëm ndoshta).
Thjesht dhe verbas, tret çfarë i hedhim, ndonjëherë dhe ide.

Të Lidhura

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Freskohet MOTI këtë të hënë, ja si do të luhaten temperaturat sot
Aktualitet

Freskohet MOTI këtë të hënë, ja si do të luhaten temperaturat sot

25 Gusht, 2025

“Puka po rilind si një destinacion turistik me shpirt mikpritës dhe natyrë frymëzuese”, kryebashkiaku Dodaj shpërndan videon me pamje magjepsëse
Aktualitet

“Puka po rilind si një destinacion turistik me shpirt mikpritës dhe natyrë frymëzuese”, kryebashkiaku Dodaj shpërndan videon me pamje magjepsëse

25 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 25 gusht 2025!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 25 gusht 2025!

25 Gusht, 2025

Viti i ri shkollor me rregulla të forta: Ndalohen celularët, bullizmi në “shënjestër” 
Sociale

Viti i ri shkollor me rregulla të forta: Ndalohen celularët, bullizmi në “shënjestër” 

24 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com