Federata Italiane e Mjekëve ka bërë të ditur ditën e sotme se 5 mjekë të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19.
Tashmë ka shkuar në 66 numri i mjekëve që kanë vdekur që prej fillimit të shpërthimit të koronavirusit në Itali, shkruan CNN.
Të paktën 8,956 punonjës të kujdesit shëndetësor janë infektuar me Covid-19 dhe ka një rritje me 500 raste të reja vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Italia është vendi më i prekur në botë nga Covid-19.
Në vend janë shënuar 11,591 viktima dhe 101,739 të infektuar.