61-vjeçari i cili u raportua si viktima e pestë nga CoVid 19 nuk ka vdekur.
Lajmin e bën me dije ministria e Shëndetësisë e cila pak më herët e raportoi të vdekur por përmes një njoftimi të dytë hedh poshtë deklaratën.
“Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë! Pas pak mjekët në një prononcim”, thuhet në njoftimin e dytë të Ministrisë./










