Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel iu drejtua përmes një fjalimi televiziv qytetarëve të Gjermanisë me apelin të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së epidemisë.
Merkel e quajti luftën me koronavirusin si një detyrë me përmasa historike. Ajo i bëri thirrje arsyes së qytetarëve që të jenë të disiplinuar. Gjendja është serioze, tha Merkel. Ajo tha, se e di sa e vështirë është të mbyllësh hapësirat e aktiviteteve, shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe sheshet e lojërave.
“Janë kufizime, si nuk ka pasur asnjëherë tjetër në Republikën Federale.”Megjithatë duhet të ndiqen rregulloret. Ju bëj thirrje juve: përmbajuni rregullave, që do të jenë në fuqi së shpejti. Ne si qeveri vazhdimisht do të shqyrtojmë, se çfarë mund të korrigjohet sërish, por edhe se çfarë është e nevojshme. Që pas Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur ndonjë sfidë të ngjashme”, tha Merkel, raporton DW.