Ndërkohë që të gjithë janë izoluar në banesat e tyre për shkak të virusit COVID-19, në Kosovë ka rënë një tërmet 3.2 i shkallës Rihter.
Lëkundjet janë regjistruar në orë 22:13 të mbrëmjes së djeshme në zonën e Lipjanit ndërmjet fshatit Magure dhe fshatit Suhodoll.
Për fat të mirë nuk u raportua për dëme apo të lënduar.
Sizmiologët bëjnë apel se nuk ka vend për panik.