InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Kriza e Shqipërisë do thellohet edhe më shumë pas pandemisë”, Tabaku: Nëse qeveria nuk ndërmerr hapat e propozuara për të shpëtuar ekonominë…

16 Mars, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
Tabaku në TEMPORA: Ngjarja e dhunës në auditoret e Fakultetit Ekonomik tregon se dhuna po pushton arsimin

Qeveritë e shumë vendeve kanë miratuar paketa në mbeshtetje të ekonomisë dhe krizës që ka sjellë per biznesin koronavirusi, duke variuar nga ndihma direkte me fonde deri tek pezullimi i taksave. 

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku, ne nje postim ne rrjetet sociale thote se buxheti i shtetit duhet të jetë në funksion të krizës dhe mjekëve.

Sipas saj, nje nga propozimet e PD eshte qe “paratë e PPP-ve mund të përdoren në rritjen e kapaciteteve për të testuar sa më shumë qytetarë dhe për të qenë më të pranishëm në këtë kohë krize”.

Tabaku ngre alarmin se “herët apo vonë shqiptarët do të përballen me nje tjetër pandemi nëse qeveria nuk ndërmerr hapat e propozuara për të shpëtuar ekonominë e gjithsecilit prej nesh. Sot Shqiperia ka nevoje per masa emergjente!”

Postimi i plote i Jorida Tabakut:

Shqiperia ka nevoje per frymemarrje me ekonomi!

Sot, çdo vend ka ndërmarrë masa drastike per t’iu përgjigjur krizës së Coronavirus. Çdo qeveri, ka  miratuar paketa në mbeshtetje të ekonomisë dhe krizës që Coronavirus ka sjellë per biznesin. Ato, variojnë që nga ndihma direkte me fonde deri tek pezullimi i taksave. PD dhe aleatet kanë qenë konstruktivë duke propozuar masa konkrete që të ndihmojnë ekonominë.

Ekonomia jonë trashëgon një krizë të thellë në këto 7 vite si pasojë e politikave të gabuara fiskale dhe strukturore ekonomike. Konsumi në kushte normale ka qenë i ulët dhe është tejet e pritshme që situata e krijuar këto ditët e fundit dhe në javët në vijim do të prekë edhe më shumë këtë krizë tëthellë që do trashëgohet.

Në një situatë të tillë, një qeveri e shëndoshë mendërisht mendon përtej ditës së sotme. Por kokëfortësia aktuale prodhon një dyfishim të krizës, pasi qeveria ende nuk ka ndërmarrë një vendim për të pezulluar pagesat e koncesioneve siç u propozua nga PD. Paratë e PPP-ve mund të përdoren fare mirë në rritjen e kapaciteteve për të testuar sa më shumë qytetarë dhe për të qenë më të pranishëm në këtë kohë krize..

Sot buxheti i shtetit duhet të jetë në funksion të krizës dhe mjekëve. Nuk mjafton duartrokitja për ta por duhen ndihma reale në buxhet. Sikundër duhet ndihma për 100 000 biznese të vogla, duhet një ndihmë për bizneset e mesme që kanë mbyllur aktivitetin por që do të kenë më pak para në xhepin e tyre. Duhet një rrugëzgjidhje për 350 000 profesioniste te lire e per punonjësit që do të marrin më pak parà si rrogë në fund të muajit. Ekonomia do çliruar dhe konsumi do ndihmuar! Shqipëria duhet qeverisur qofte krizë, pandemi apo situatë emergjence!

Njësoj si opozita dhe propozimet e saj mendon edhe FMN, e cila me një deklaratë të pak ditëve më parë i shprehu këto shqetësime që kaluan në heshtje. Me të drejtë vëmendja sot është e drejtuar për të mposhtur këtë pandemi, por vëmendja e qeverisë është për të manaxhuar pandeminë ekonomike që do pasojë këtë pandemi virale.

FMN në deklartën e saj nënvizonte se buxheti i shtetit nuk ka hapësirë për t’iu përshtatur krizave për shkak të keqmanaxhimit, borxhit të lartë dhe faktit se ajo ka angazhuar miliona euro në kontrata koncesionare me risk të lartë për buxhetin. Prandaj, sipas FMN, është e nevojshme që të manaxhohen fondet e tërmetit me transparencë dhe në ndihmë të atyre në nevojë.

Në të njëjtën linjë me PD edhe FMN ka sugjeruar se është e nevojshme të ndryshohet buxheti i shtetit për t’u mbështetur ata që më shumë kanë nevojë për të përballuar këtë situatë krize dhe pandemie. Prandaj ajo këmbëngul që kjo situatë mos përdoret për të cënuar ekonominë me amnisti fiskale të pandershme dhe antiligjore apo dhe mos përdorimin e ekonomisë për skema mafioze.

Propozimet e PD janë të drejta dhe realiste. Të ideuara për të stimuluar tregun e punës, për të kompensuar humbjen e të ardhurave tek biznesi familjar apo ai i prodhimit madje dhe për të nxitur konsumin. Nëse nuk mbështetet sot ekonomia kur do të mbështetet?

Shqipëria sot është në krizë të thellë e cila fatkeqësisht do të thellohet edhe më shumë pas kësaj pandemie. Mungesa e vizionit, rritja e korrupsioni shoqëruar me një paaftësi dhe symbylltësi kanë prodhuar një situatë të pakëndshme ekonomike! Herët apo vonë shqiptarët do të përballen me nje tjetër pandemi nëse qeveria nuk ndërmerr hapat e propozuara për të shpëtuar ekonominë e gjithsecilit prej nesh. Sot Shqiperia ka nevoje per masa emergjente!

Të Lidhura

Vjosa Osmani nga Davosi: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes, tregues i vlerësimit nga SHBA
Aktualitet

Vjosa Osmani nga Davosi: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes, tregues i vlerësimit nga SHBA

23 Janar, 2026
Vranësira, mjegull dhe diell, si parashikohet moti për këtë të enjte
Aktualitet

Vranësira, mjegull dhe diell, si parashikohet moti për këtë të enjte

22 Janar, 2026
Psikologe Marsela Lekli: Stop manipulimit me autizmin!
Aktualitet

Psikologe Marsela Lekli: Stop manipulimit me autizmin!

21 Janar, 2026
Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi
Aktualitet

Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi

21 Janar, 2026
Rama përgjigjet ftesës së Trump për Bordit e Paqes: Angazhimi do t’i paraqitet Kuvendit
Aktualitet

Rama përgjigjet ftesës së Trump për Bordit e Paqes: Angazhimi do t’i paraqitet Kuvendit

21 Janar, 2026
Shqipëria pjesë e ‘Bordit të Paqes’/ Rama vijon skenarin, i kthen letrën Trumpit
Aktualitet

Shqipëria pjesë e ‘Bordit të Paqes’/ Rama vijon skenarin, i kthen letrën Trumpit

20 Janar, 2026

TË FUNDIT

Vjosa Osmani nga Davosi: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes, tregues i vlerësimit nga SHBA
Aktualitet

Vjosa Osmani nga Davosi: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes, tregues i vlerësimit nga SHBA

23 Janar, 2026

Vranësira, mjegull dhe diell, si parashikohet moti për këtë të enjte
Aktualitet

Vranësira, mjegull dhe diell, si parashikohet moti për këtë të enjte

22 Janar, 2026

Horoskopi ditor, 22 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 22 janar 2026

22 Janar, 2026

Psikologe Marsela Lekli: Stop manipulimit me autizmin!
Aktualitet

Psikologe Marsela Lekli: Stop manipulimit me autizmin!

21 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com