Zëvendëskryeministri Erion Braçe, përmes një postimi në rrjetet sociale iu kërkon të gjithë qytetarëve që të qendrojnë në shtëpitë e tyre, pasi sipas tij kjo është javë më e vështirë në luftën kundër koronavirusit.
Braçe shprehet se nisja e kësaj jave përkon me kohën e inkubacionit të virusit, çka mund të sjellë një numër më të lartë të infektuarish, dhe për këtë shkak veçanërisht fëmijët dhe moshat e treta duhet të shmangin çcolloj lëvizje të panevojshme.
POSTIMI I PLOTË
Mirmengjes!
Diell!
Por eshte java me e veshtire e mundshme;
Koha e inkubacionit perputhet me kete jave, kjo mund te sjelle te tjere njerez te infektuar dhe ata mund te infektojne edhe me shume njerez!
Ndaj #RRINESHTEPINETENDE!
Vecanerisht te moshuarit, femijet qe bartin e transmetojne,
cilido tjeter qe vuan nga patologji te tjera, te cilat te kombinuara me korona virus, vrasin!
Kemi zgjedhur te mbrojme jeten tende!
Ti duhet te bashkepunosh!
Zbato rregullat!
Nise duke ndenjur ne shtepine tende ne javen me kritike!