Unioni i Këshillave Studentorë, ka nisur një fushatë sensibilizuese, me moton: “Si n’shpi! Po ti?”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve në këto ditë të përfshirjes nga COVID-19, për zbatimin rigoroz të këshillave të specialistëve.
Kjo nismë, përvecse duhet përshëndetur dhe duhet mbështetur fuqimisht mga media, është një dukuri pozitive, ku të rinjtë e universtiteteve apo dhe organizmat studentorë përfshihen aktivisht në kauza të tilla, duke dëshmuar qytetarinë dhe përgjegjshmërinë e një brezi që shumë shpejt pritet të ketë të ardhmen e vendit në duar.
Portali “InfoPressAlbania”, duke e gjykuar të drejtë iniciatën e tyre, i mbështet dhe u krijon hapësirë të posacme këtyre të rinjve dhe cdo organizmi tjetër që promovon nisma dhe lëvizje të tilla me synim sensibilizimin e shoqërisë në kauza të tilla.
Në këto ditë të vështira që po kalojmë, për shkak se virusi COVID -19 së fundmi ka mbërritur dhe në Shqipëri, është detyra e secilit nga ne që të bëjmë ç’është e mundur për të mbrojtur veten dhe të afërmit nga përhapja e pakontrolluar e tij.
Ndaj ne, studentët e UKS, kemi vendosur që të bashkohemi në një fushatë sensibilizuese, për të qëndruar në shtëpi.
Ju ftojmë të gjithëve të beheni pjesë e sfidës më të fundit, duke bërë një video në shtëpinë tuaj dhe duke ftuar 3 miq që të bëjnë të njejtën gjë.
Si n’shpi! Po ti?