Nga, Agron Prebibaj
I frymëzuar nga mesazhi i Jezus Krishtit ” Fali Zot se nuk dinë çfarë bëjnë”, e pashë të udhës të jem korrekt në mesazhin njerëzor të njeriut ndaj martirizimit me ngjashmeri me atë, të Zotit tim.
Mora shkas nga nje miku im për ngjarjet fort të hidhura shqiptare të “97′-ës, e cila kushtoi kosto njrëzore sa një luftë e vërtetë, pa patur kurrëfarë pushtimi, por vetëm një ndërsim të pakices së ligë shqipëtare, ajo komuniste, e cila gjithmonë do të vinte në pushtet vetem me gjak, dhe e pakursyer në ketë përballje anti-njerëzore e cila gjithnjë nga koloset shqiptarë u tolorua me shumë tepri, tregesa e faljes, më e forta shqiptare nga burrat e medhej e te familjet fisnike te kombit shqiptar, me qindra Anton Çeta ne shekuj, të frymëzuar ne Bibel e Kuran.
Por kur bëhet për shtet shqiptar, fjalët e shenjta nuk ekzistojnë, të perjashuara kategorikisht përballë kryqëzates së tyre, të pamëshirëshme në errësimin syve për pushtetin e tyre nepermjet çdo mjeti apo individi kriminal.
Mëkatet e ardhura nga politika, e kryesisht nga ai komunist nuk kishin dhe akoma te sosur, porse duhet qortuar e goditur pa droje si të pamëshirshme në shoqërinë tonë edhe sot.
Jo shumë larg, por në 1997-ën, Shqiperia kaloi nje situate të jashtëzakonshme, me një shtet të fundosur, i dorëzuar përpara bandave kriminale komuniste duke orienuar vendin drejt nje lufte civile, e cila realisht u bë, por jo ndërshqiptare, por vetëm politike me shqiptarë, atyre komunistë gjakatarë ndaj atyre demokratë e atëdhetarë.
Socialistët-komunistë nuk kursyen dorëzimin e shtetit jo shumë të pjekur e demokratik perballë bandave të tyre anti-njeri e anti-shtet, të vendosur për rrezimin e rendit kushtetues, qellim i cili u arrit nëpermjet shfrytëzimit të mos eksperiences e pse jo edhe megallomonisë ne drejtim.
Ajo Iuftë e pa pushtues mori mijëra jetë të pafajshme e të mëkatuar, deri edhe personalitetin e garantuesit e sigurise së shtetit instuticional e demokratik.Si sot 23 vite me parë me 28 shkurt 1997 vritet mizorisht Oficeri i Sherbimit Intelegjnt shqiptar zoti Lekë Qokaj i cili u kryqezua per kushtetueshmeri.
Në fakt kushtetuta që mori jeten Intelegjentit shqiptar është kushtetuta më e be-rrejshme e më e perlloçura në kontinentin tonë duke parakalur edhe kushtetutat e diktatorëve, pasi vetem kjo kishtetute u shkel nga te gjitha institucionet shteterore.
Besniku shqiptar ne mbrojtje te instuticioneve kushtetuese i pagezuar Lekë Qokaj, i frymëzuar nga doktrina e krisherë, pinjolli i familjes antikomuniste, i rraces së fortë e të paster shqiptare, kishte vendosur ti rrinte i forte e garant i sigurise kombetare edhe aty kur jeta rrezikohet i bazuar tersisht ne kodin e rregullat e ushtarakut.
Gardiani i lirisë e kushtetutes Lekë Qokaj vjen nga Curraj Eper i Malsise Gjakoves i mekuar nga gjiri i zanave si Muji i legjendave i prsekutuar i regjimi komunist, i futur në start pas 90-ës, njeriu fjalëpak, fisnik, human, bujar, i fuqishëm e mëndje mprehtë, kulmon me intelegjencen e përgatitjen e tij të lartë, të bëhet pjesë e sherbimit intelegjent shqiptar.
Por vendosmëria e tij në mbrojtje të rendit kushtetues, tashmë pëballë djallit shqiptar do t’a martirizonte si Jezusin me 28 shkurt 1997 nga bandat e Çaushve të cilat kishin shtirë në dorë shtetin në Vlorë e kudo në Jugun e Shqiprisë.
Oficeri intelegjent i ndodhur në rrethim sëbashku me koleg të tjerë, vendos mos dorëzimin deri në fund, amanetçari i fundit i kushtetueshmerise në Shqipri.
Gjithçka e marrë nga bandat kriminale, të cilat shkelën çdo etikë e kod njerëzor, duke shkelë rëndë kodin e të vdekurve; dhunuar kufomen, zhveshur, e pirë gjakun nga nëna e mallkuar kanibale L.H(e shpërblyer me mandat deputeti), mbajtur pëng kufoma, e akoma më keq transmetimi në media nga gazetarja Z.L. U desh ndërhyrja e misionareve të Nënë Terezës për të nxjerrë të ndjerin nga pengmarrësit anti-njerëzor e kanibalë.
Pa ju futur thellë historisë së ngjarjes e dhimbjes së asokohe, pasi nuk është qellimi i shkrimit për urrejtje por vetem homazh kujtese për burrëShtetasin Lekë Qokaj, pasi shumë shpejt do vinte reagimi i institucioneve kushtetuese për të denuar ngjarjen kriminale e vendosur në vënd dinjitetin e personalitetit të larguar nga kjo botë e trazuar.
Propozomi i ardhur nga deputetet e Vlorës me në krye prof.Arben Malaj dhe deputetët e Tropojës, nga Mjeshteri i madh Azgan Haklaj etj, propozuan vllazërisht e unanimisht Presidentit të Republikës Zotit Alfred Moisiu, që martiri i Lekë Qokaj të shpallej deshmor i atëdheut në mbrojtje të lirisë, demokracisë e instucioneve kushtetuese. Lavdi deshmorit Lekë Qokaj! U prefsh në paqe!
(Në foto Lekë Qokaj dhe fshati i tij Curraj Eper)