InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

13 Shkurt, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Një dokument zyrtar i siguruar nga CNA.al në Bullgari ka nxjerrë zbuluar ortakërinë e Klodi Zotos , bosit shqiptar të biznes-gropës së zezë të “Integrated Technology Service” kopmanisë të konçesionit të inceneratorëve,  me gruan e Ben Blushit, Eva Blushi dhe me Mirel Mërtirin, një emër ky shumë i famshëm dhe i njohur kudo ku del Klodi.

Inceneratoret dhe PPP-ja e qeverisë për djegien e -mbetjeve është një nga çështjet më të forta mbi të cilën media dhe opozita kanë ngritur me dhjetra akuza duke e quajtur një aferë të pastër korruptive. Mediat kanë raportuar se ky koncesion i ka marrë buxhetit të shtetit dhjetra milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Skandali me i fundit ishte denocimi nga Monitor se  Inceneratorët kishin marrë 47 milionë euro nga taksat e shqiptarëve

Klodian Zoto

Shumë media kanë ngritur akuza ka pasur edhe dhjetra denoncime, por një nga mediat më mbrojëtëse të kësaj afere është Top Channel i cili çuditërisht në kronikat e tij bën avokatinë e kompanisë dhe transmeton kronika pro djegies së mbetjeve . Një mbrojtje publike që do çudiste këdo, por dardha e ka bishtin mbrapa.

Kronikat në Top Channel  e paraqesin koncesionarin djegës plehrash, si “shpëtimtar i mjedisit dhe jetës së banorëve” në Fier, Elbasan e Tiranë, gjë që e ka lënë të qetë edhe Zoton, i cili nga “klient armik” i ekranit të Top Channel, u bë “klient mik” i tij. Asgjë nuk ka ndryshuar, e gjithë kjo tashmë e ka një shpjegim, pasi dokumenti tregon qartë lidhjen dhe bashkëpunimin e Klodi Zotos me Ben Blushin. Ortakëria e bashkëshortes të Ben Blushit me Klodian Zoton e inceneratorëve shpjegon gjithçka.

Drejtori aktual i Top Channel, dikur ministër socialist, i cili më pas doli kritik ndaj kryeministrit Rama. Ben Blushi është përfolur në media për skandale të ndryshme, akuza politike, por përtej çdo të akuze ndaj tij, CNA.al ka zbuluar ortakërinë e Ben Blushit me Klodin e inceneratorëve. “Shënjtori” Blushi del hapur me dokumenta si ortak i një prej biznesmenëve më të akuzuar në Shqipëri për çështjen e inceneratorëve.

Ben BLushi dhe Eva Blushi

Ndonëse pretendohet se Top Channel apo Top Story ekskluziv i Blushit bëjnë investigime,  zbardhin të vërteta gjoja në sulm ndaj qeverisë, duke sulmuar korrupsionin, të vërtetën e inceneratorëve, por ortakëritë nuk i tregon. Gjithçka duket e zgjidhur,  nuk është thjesht akuzë por një fakt që e tregojnë dokumentat, gruaja e Ben Blushit, Eva Blushi është ortake me Klodian Zoton.

Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri kanë në pronësi një kompani ngritur në Sofie të Bullgarisë, e cila quhet EM CAPITAL GROUP AD e cila ushtron aktivitet tregtar në vend menaxhim dhe zhvillim  të projekteve të lidhura me sektorin e pronave e patundshme, ndërtimin, prodhimin ose marketimin e shërbimeve që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja të filtrimit të ujit, patentat ose fushat e tjera të pronësisë intelektuale në përputhje me ligjet, shërbime konsulence dhe marketimi, shërbime turistike, hotelet dhe kateringun, transportin në vend dhe vendet përreth, duke siguruar reklamim, informacion, prezantim të ofertave tregtare dhe ndëmjetësim, ashtu sikundër çdo aktivitet tjetër që nuk është ndaluar nga ligji, shkruhet në dokumentin e mëposhtëm siguruar nga CNA.al.

Dokumenti ekskluziv është vetëm fillimi i një investigimi të plotë nga CNA.al për këtë kompani. Më poshtë materiali është përkthyer dhe i plotë edhe në shqip.

EM CAPITAL GROUP AD

Numri rendor:001.

Baza e rregjistrimit:Neni 63, pika 1 dh 4 e ligjit kundër pastrimit të parave

  1. Numri fiskal 205581390
  1. Emri i kompanisë EM CAPITAL GROUP AD
  1. Forma ligjore Kompani aksionere
  1. Selia qëndrore dhe adresa e saj

Bullgari, Bashkia e Stoliçnas në Sofije. 1000 Reon Vitosa. Bulgarian Bulevar nr.88, Intrefon

  1. Aktiviteti:

Aktivitet tregtar në vend, dhe menaxhim dhe zhvillim i projekteve të lidhura me sektorin e pronave e patundshme, ndërtimin, prodhimin ose marketimin e shërbimeve që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja të filtrimit të ujit, patentat ose fushat e tjera të pronësisë intelektuale në përputhje me ligjet, shërbime konsulence dhe marketimi, shërbime turistike, hotelet dhe kateringun, transportin në vend dhe vendet përreth, duke siguruar reklamim, informacion, prezantim të ofertave tregtare dhe ndëmjetësim, ashtu sikundër çdo aktivitet tjetër që nuk është ndaluar nga ligji.

Kapitali     

  1. Përfaqësuesi David Jupian Ujait
  1. Bordi i drejtuesve Denisa Tolkuçi, David Jupian Ujait
  1. Fondi limit 50.000 leva (25.000 euro)

Numri i aksioneve                                      5.000 (ose 1 aksion 10 leva)

Kapitali                                                         50.000 leva

Pronësia e kompanisë:

Mirel Mërtiri, banues në Maltë

Klodian Zoto, banues në Shqipëri

Eva Blushi, banues në Shqipëri

Personi i kontaktit:

Riçard Eduard Pegg

Adresa:Rruga 39 Moskosvka, kati i tretë, Bashkia Stoliçna, Sofje, Bullgari.

Të Lidhura

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026
Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama
Aktualitet

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama

1 Prill, 2026
Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026
Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026
Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin
Aktualitet

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

28 Mars, 2026
Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara
Aktualitet

Goditet skema e mashtrimit në Gjirokastës/ 35 biznese viktima të 26-vjeçarit që hiqej si zyrtar

28 Mars, 2026

TË FUNDIT

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…
Show Biz

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com