Ajo nuk kishte frikë të ngrihej e të mbronte ato që besonte, prandaj i bëri armiq ata që donin që ajo të pengohej e të rrëzohej…
Ajo ishte më e fortë se shumica e grave, sepse ajo jetonte me integritet dhe guximin e bindjeve të saj, por nganjëherë ajo pyeste veten se pse ndihej kaq e vetmuar.
Kur ajo shikoi rreth vetes, ajo e kuptoi se ajo kishte vetëm disa njerëz të vërtetë të cilëve mund t’u besonte.
1. Ajo e mban veten me standarde më të larta
Ajo nuk kishte frikë të ëndërronte shumë për veten dhe të ishte ambicioze. Ajo e dinte se çfarë dëshironte të bëhej dhe ajo u sigurua të bënte gjithçka në fuqinë e saj për të jetuar ëndrrat e saj.
Njerëzit të cilët ishin shumë të ndrojtur për të parë ëndrrën e saj të madhe filluan të mos e durojnë atë për suksesin e saj.
2. Ajo ishte e vërtetë dhe e ndershme edhe kur lëndohej
Ajo kurrë nuk i lë pasojat e të thënit të të vërtetës që ta pengojnë atë e të mos bëjë gjënë e duhur.
Nëse ajo duhej të ishte e hapur për gabimet e saj, edhe nëse ato do ta fusnin në vështirësi, ajo nuk hezitoi t’i diskutonte. Nëse asaj iu desh të përballej me dikë që po bënte gabim, ajo nuk hezitoi aspak.
3. Ajo kurrë nuk lejoji që dikush të tregonte mungesë respekti ndaj saj
Ajo qëndroi një grua e fortë sepse e dinte vlerën e saj.
Ajo e vlerësoi veten dhe dinjitetin e saj, dhe ajo nuk do të toleronte askënd që do të përpiqej ta bënte atë të kërkojë falje se është e fuqishme. Ajo u sigurua se u trajtua ashtu siç e meritonte dhe njerëzit që dëshironin ta minonin forcën e saj, filluan ta kenë zët.
4. Ajo dashuroi me gjithë zemrën e saj
Ajo kurrë nuk u ruajt nga njerëzit që i donte dhe ajo dha gjithçka që kishte, edhe kur u lëndua.
Ajo i trajtoi njëlloj njerëzit që shpifnin për të dhe shfrytëzonin mirësinë e saj dhe respektin që ua dha të gjithëve.
5. Ajo nuk deshi t’ia dijë se çfarë mendonin njerëzit e tjerë për të
Ajo nuk u kap në mbajtjen e aparencës.
Ajo nuk i lejoi njerëzit e tjerë ta kontrollonin atë me kritikat e tyre të vazhdueshme dhe opinionet negative mbi të. Ajo vazhdoi të jetojë sipas rregullave të saj dhe të ndiqte bindjet e saj edhe kur njerëzit u përpoqën ta ulnin.
6. Ajo ishte e lëndueshme dhe i përballte të tjerët me pasiguritë e tyre
Ajo nuk kishte frikë ta “zhvishte” zemrën, sepse e dinte se nuk kishte asgjë për të cilën të kishte turp.
Pasiguritë e saj, të metat e saj dhe dobësitë e saj ishin në ekspozim si një shenjë e vetë-pranimit të vetes dhe guximin e saj. Jo të gjithë mund ta përballonin ndershmërinë e saj, sepse preferonin të pretendonin se ishin të përsosur dhe kështu ata ikën larg saj.
7. Ajo e donte veten fort
Ajo e dinte veten jashtë dhe brenda, çdo forcë, çdo dobësi e çdo gjë të çuditshme dhe ajo e pranonte veten plotësisht.
Kur njerëzit u përpoqën ta kritikonin dhe ta bënin atë të urrente vetveten ashtu siç ata e urrenin veten, ata dështuan në mënyrë të mjerueshme, sepse ajo kishte një ndjenjë të lartë vetëvlerësimit që ata kurrë nuk do ta gjenin tjetërkund.
8. Jetoi me bindje dhe integritet
Pavarësisht nga ajo që njerëzit thanë apo bënë, ata kurrë nuk mundën ta nxirrnin atë nga rruga që ajo shtroi për veten e saj.
Ajo i njihte pritshmëritë e saj për veten dhe standardi i përsosmërisë së karakterit që donte të arrinte dhe ajo kurrë nuk kompromentonte me të. Është e lehtë për një grua me karakter të fitojë armiq.
Përkundër tërheqjes së zemërimit të njerëzve që do të donin ta shihnin atë të penguar dhe duke rënë, ajo arriti ta mbante kokën lart dhe vazhdoi të jetonte sipas standardeve të saj.
Ajo nuk u frikësua lehtësisht sepse e dinte se forca e saj do të lejonte vetëm shokët e saj të vërtetë që e donin të qëndronin pranë saj dhe kjo ishte gjithçka që kishte rëndësi për të!