“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të hënën e 19 tetorit 1936, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ligjet e reja sociale që do të hynin në fuqi në mbretërinë shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
“Zyra e shtypit shqiptar në Paris njofton se qeveria shqiptare ka udhëzuar Këshillin e Shtetit të Tiranës, president i të cilit është Z. Mehdi Frashëri, kryeministri aktual, të përgatisë ligje të reja sociale për mbretërinë.
Ja disa prej tyre :
Javë 48-orëshe për punëtorët, kontrata të punës të paraqitura në Dhomën e Tregtisë, pushim javor, pushim vjetor prej dymbëdhjetë ditësh, sigurime shoqërore të detyrueshme, gjykatë arbitrazhi e përbërë nga përfaqësuesit e punëdhënësve dhe të punëtorëve për të zgjidhur mosmarrëveshjet e punës nëpërmjet zgjedhjes së një presidenti, etj.
Lajmi për këto reforma sociale u mësua me gëzim në të gjithë vendin.