Edhe kjo e mërkurë nuk solli asgjë të re sa i takon motit. Dita ka nisur me reshje intensive shiu.
Sipas MeteoAlb, territori shqiptar sërisht do të përfshihet nga vranësirat dhe reshjet me intensitet të ulet deri mesatar, ku pjesa më e madhe e vendit do të jetë me reshje shiu, por në zonat malore veriore dhe lindore do të kemi reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -1°c në 13°c.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperendimor, duke krijuar në det dallgëzime 3 – 4 ballë.