InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Ky popull është i majtë”/ Reagon Shpetim Axhami: Teori dashakeqëse! Synojnë zbehjen e frymës antiqeveritare. E djathta duhet të vijë në pushtet me dinjitet!

27 Janar, 2020
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
DEKLARATA/ Kreu i Legalistëve Shpetim Axhami: Marrëveshja e fundit, është fillimi i rënies së maxhorancës politike dhe hapja e rrugës për zgjedhje të parakohshme

Shpetim Axhami, kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, përmes një qëndrimi konseguent, është shprehur me tone të ashpra ndaj të gjithë atyre që përmes një strategjie diversive, synojnë zbehjen e frymës antiqeveritare që rrit ndjeshëm fitoren e së djathtës dhe të opozitës së bashkuar.

Kryelegalisti Axhami, e ka konsideruar dashakeqe teorinë që po amplifikohet së fundi nga qarqe që sponsorizohen nga segmente të qeverisë, sipas së cilës “ky popull është i majtë“, si dhe ka apeluar forcat progresiste të opozitës, të fokusohen në hartimin e një alternative që synon ardhjen në pushtet si domosdoshmëri për zgjidhjen e halleve të qytetarëve dhe jo si pragmatizëm elektoral. “Është detyrë e jona, të vijmë në pushtet me dinjitet, duke ngjallur shpresë tek qytetarët”-shprehet kryetari Axhami në qëndrimin e tij të bërë publik përmes rrjeteve sociale.

Në fund të mesazhit të tij, kryelegalisti ka nënvizuar se: “Duhet energji, bashkim, program real, perballje me të keqen dhe jo mosbesim, frikë, përçarje dhe veprime me interesa të ngushta subjektive dhe partiake duke demtuar kualicionin opozitar në tërësinë e tij”.

E djathta duhet të vi në pushtet me dinjitet!
Teorite se ky popull është i majtë, janë dashakeqe dhe e lënë të djathtën në minorancë psikologjike duke zbehur frymën e krijuar.

Sot gjendemi përballë një situate, ku kriza duket se ka marrë një farë rrugë zgjidhjeje.

Por të gjithë ngrenë dilemat e tyre, se çfarë po ndodh, a do ketë zgjedhje të parakohshme, a ka marrveshje të fshehtë politike, a do kete ndryshim të sistemit zgjedhor?etj etjera

Kjo mazhorancë dhe kjo qeveri tashmë është e dorëzuar dhe e detyruar për të hapur krahun, për shume arsye të cilat të gjithë i dimë.

Zgjedhe të parakohshme duhet të ketë dhe do të ketë.

Ardhja e së djathtës në pushtet është domosdoshmëri jetike për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Ardhja e së djathtës në pushtet duhet të vi, natyrshëm me dinjitet, me bindje të elektoratit, kjo patjetër me zgjedhje të parakohshme kundrejt një reforme zgjedhore demokratike dhe një programi të detajuar shumplanësh me bazë të kthejmë shpesën, të bëjmë Shqipërinë.

Ne si Opozitë e Bashkuar duhet të rrisim optimizmin tek elektorati, sidomos fillimisht tek ai i djathtë, sepse ato janë më të shqetësuar se kushdo, duhet të bindim ata se ne jemi shumica e votuar sot.

Teoritë se ky popull është i majtë, vetëm e lë të djathtën reale në minorancë psikologjike, populli e di se kë zgjedh për të votuar, për këtë ka prova dhe fakte që nga viti 1992.

Makinacionet e importimeve të çfardo lloj individi opo subjekti me përllogaritje thjesht matematikore për numër votash, kjo sa për të ardhë në pushtet, nuk sjellin rezultat por e zbehin frymën aktuale të së djathtës, e cila duhet të vi në pushtet ashtu siq i takon, në të kundërt do jemi gjithmonë mosbesues ndaj vetes.

Fryma e djathtë duhet të mbizotëroj dhe të jetë përcaktuese mbi atë që e majta i ka shkaktuar këtij populli ndër vite.

Duhet energji, bashkim, program real, perballje me të keqen dhe jo mosbesim, frikë, përçarje dhe veprime me interesa të ngushta subjektive dhe partiake duke demtuar kualicionin opozitar në tërësinë e tij.

Të Lidhura

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!
Aktualitet

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!

22 Tetor, 2025
Protesta për ish-krerët e UÇK, Robert Ndrenika: Shqiptarët të bashkuar, siç ju ka hije, përgjigje për ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë
Aktualitet

Protesta për ish-krerët e UÇK, Robert Ndrenika: Shqiptarët të bashkuar, siç ju ka hije, përgjigje për ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë

18 Tetor, 2025
Ndahet nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari, një nga kirurgët e njohur të spitalit të Korçës
Aktualitet

Ndahet nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari, një nga kirurgët e njohur të spitalit të Korçës

17 Tetor, 2025
Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

16 Tetor, 2025
Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor
Aktualitet

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor

11 Tetor, 2025
Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta
Aktualitet

Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta

11 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit
Lifestyle

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit

24 Tetor, 2025

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 23 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 23 Tetor 2025

23 Tetor, 2025

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com