InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Vështrim gjeografik i vendbanimeve të Opojës sipas tipizimit dhe madhësisë demografike

18 Janar, 2020
in Artikuj, InfoPress, Kulturë
A A
Vështrim gjeografik i vendbanimeve të Opojës sipas tipizimit dhe madhësisë demografike

Shkruan Msc. Hasim Kryeziu

Tipizimi i vendbanimeve sipas madhësisë demografike është njëra ndër metodat më të rëndësishme për të pasqyruar karakteristikat e sistemit popullativ të hapësirës së caktuar si dhe mënyrën dhe kualitetin e jetës në vendbanimet e asaj hapësire, sepse vendbanimi më i madh nënkupton mënyrën e jetës më cilësore në shumë aspekte. Kurse vendbanimi më i vogël zakonisht tregon të kundërtën e asaj të parës.

Vendbanimet sipas madhësisë demografike në territorin e Opojës mund t’i kategorizojmë në këto grupe të madhësisë:

I. Vendbanimet e vogla deri 500 banorë;

II. Vendbanimet e madhësisë së mesme 500 – 999 banorë;

III. Vendbanimet e madhësisë 1000-1999 banorë;

IV. Vendbanimet e mëdha rurale 2.000-4999 banorë.

Duke i analizuar të dhënat e paraqitura më poshtë për vendbanimet sipas kategorisë së zhvillimit demografik nga viti 1991 deri në vitin 2011, vërejmë ndryshime pothuajse në të gjitha kategoritë e vendbanimeve sipas madhësisë, me rritje dhe rënie të numrit të banorëve.

 Në bazë të të dhënave demografike për vitin 1991 dhe atij të vitit 2011 kategoritë e këtyre vdbanimeve pothuajse ndryshojnë. Të dhënat demografike për vitin 2011 tregojnë se në kategorinë e grupit të parë deri në 500 banorë janë 4 vendbanime: Xërxe me 236 banorë, Buzez me 320 banorë, Pllajnik me 405 banorë dhe vendbanimi Kapre me 452 banorë, apo me 7.3 % të numrit të përgjithshëm të popullsisë të këtyre vendbanimeve.

Në kategorinë e dytë të vendbanimeve të madhësisë 500-999 banorë janë 7 vendbanime; Rrenc me 581 banorë, Zym me 585 banorë, Buçe me 645 banorë, Kuklibeg 852 banorë, Zgatar me 885 banorë, Kosavë 905 baorë dhe Bellobrad me 948 banorë. E shprehur në përqindje me 28 % e vendbanimeve.

Në kategorinë e tretë të vendbanimeve të madhësisë 1000-1999 banorë janë 7 vendbanime; Pllavë me 1000 banorë, Shajne me 1069 banorë, Brrut me 1164 banorë, Zaplluxhe 1273 banorë, Blaç me 1455 banorë, Kuk me 1658 banorë dhe vendbanime Brezne me 1990 banorë, ose 50 % e vendbanimeve.

Në kategorinë e katër të vendbanimeve të madhësisë 2000-4999 banorë është një vendbanim: Bresanë me 2839 banorë, ose 14.7 % e vendbanimeve.

Të gjitha kategoritë e vendbanimeve kanë pësuar ndryshime sa i përket periudhës së paraqitur nga viti 1991 e deri në vitin 2011. Këto ndryshime janë si pasojë e rënies së natalitetit, migrimit të popullsisë si dhe moszhvillimit ekonomik të regjionit të Opojës. Të gjithë këta faktor na qojnë deri në depopullimin e kësaj ane.

• Në vendbanimet e kategorisë së vogël prej 0-499 banorë vërehet një ndryshim i rritjes së një vendbanimi nga 3 sa ishin në vitin 1991, në 4 vendbanime në vitin 2011.

• Vendbanimet e kategorisë 500-999 banorë, po ashtu kemi një rritje nga 6 sa ishin në vitin 1991, në 7 në vitin 2011.

• Vendbanimet e kategorisë 1000-1999 banorë, në këtë kategori naparaqitet zvogëlim i numrit të vendbanimeve nga 8 sa ishin në vitin 1991, në 7 në vitin 2011.

• Vendbanimet nga 2000-5000 banorë, po ashtu paraqitet një zvogëlim, në vitin1991 kishte 2 vendbanime, ndërsa në vitin 2011 ka vetëm një vendbanim.

Nga të dhënat që janë analizuar shihet se dominojnë vendbanimet e grupit të dytë dhe të tretë me nga 7 vendbanime për secilin grup, ç’ka do të thotë se nga gjithsej 19 vendbanime sa ka regjioni i Opojëj, 14 prej tyre i takojnë këtyre dy grupeve, e shprehur në përqindje me 78% të numrit të banorëve.

Të Lidhura

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare
Kulturë

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare

1 Prill, 2026
Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike
Kulturë

Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike

31 Mars, 2026
“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026
“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë
Kulturë

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë

25 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026

TË FUNDIT

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…
Show Biz

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com