T’JU THEM DUA
Dua t’ju them…
Kam jetuar me fitilat e zemrës të ngulur në prush
Dhe atëherë kur emrin s’ma dinte askush!
Isha gjallë…
Me kokërrizat e trurit të tretur në vargje
Si toptha brumi të mbrujtun në magje!
Bëra detyrën që më takonte…
Nga një vrimë tingëz globin e tundova
Ndjeva fatin të më thosh se nuk gabova!
Ja ku jam…
Me kodet e durimit e të rezistencës
Me kufinjtë stinorë të egzistencës!!