InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Thaçi tjetër letër Albin Kurtit: Sill emrin e mandatarit për formimin e qeverisë

10 Janar, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Thaçi tjetër letër Albin Kurtit: Sill emrin e mandatarit për formimin e qeverisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i bëri thirrje kryetarit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të propozojë sa më shpejt kandidatin për postin e kryeministrit. Kërkesa e tij u bë tri ditë pasi që ai i dha një afat 48 orësh zotit Kurti, pas një takimi këshillues për caktimin e këtij emri, por pa e sqaruar se mbi ç’bazë është dhënë ai afat.

Lëvizja Vetëvendosje tha të mërkurën se ditëve në vijim do t’i dërgojë presidentit të vendit propozimin për mandatarin për kryeministër, duke sfiduar kësisoj afatin e presidentit Thaçi.

Në një letër që presidenti Thaçi i drejtoi të enjten zotit Kurti, thuhet se “pas funksionalizimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë presin funksionalizimin e qeverisë së Republikës së Kosovës dhe presin nga unë të dekretoj kandidatin/en për kryeministër. Si president i Republikës së Kosovës jam i obliguar që të marr veprime pa vonesa të mëtejshme, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë sa më shpejt qeverinë e tyre”.

Presidenti Hashim Thaçi shkruan në letrën e tij se duke marr parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, i ka dhënë mundësinë dhe i ka kërkuar zotit Kurti në vazhdimësi që të propozoj kandidatin për kryeministër.

“Duhet pasur parasysh edhe Pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, e cila vëren ‘se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin’, në cilin do rast, të pranimit ose refuzimit të propozimit të kandidatit/es për kryeministër, luteni që të më njoftoni sa më shpejt sipas premtimit tuaj nga takimi ynë, në mënyrë që unë t’i ndërmarr të gjitha hapat e përcaktuar në kushtetutë dhe të dekretoj kandidatin/en për kryeministër për të formuar qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e presidentit Hashim Thaçi.

Lëvizja Vetëvendosje nuk komentoi ende letrën, ndërsa është përfshirë për tri ditë me radhë në negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës në negociata për arritur një marrëveshje për koalicionin qeverisës.

Lidhja Demokratike e Kosovës tha mbrëmë pas takimit se “në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëqeverisje”. Por, ajo nuk dha asnjë hollësi rreth ofertës dhe as lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë ndonjë koment se cila rreth ofertës.

Në lëvizjen Vetëvendosje thanë se “bisedimet janë bërë më të dendura dhe tashmë ka edhe mundësi të reja në tryezë, por ende nuk ka marrëveshje”, duke lënë të hapur mundësinë e takimeve të reja.

Bisedimet ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike rifilluan pas një pushimi të gjatë, që pasoi mbledhjen e parë të parlamentit që u mbajt me 26 dhjetor. Në krye të parlamentit u zgjodh Glauk Konjufca nga lëvizja Vetëvendosje, ndonëse përgjatë gjithë negociatave që nga zgjedhjet e 6 tetorit është thënë se ky post i takon Lidhjes Demokratike. Kjo thelloi hendekun ndërmjet dy partive që nuk po pajtoheshin rreth kërkesës së Lidhjes Demokratike që në kuadër të marrëveshjes për bashkëqeverisje të përfshihet edhe posti i presidentit të vendit.

Përgjatë negociatave janë hedhur ide nga më të ndryshmet lidhur me marrëveshjen ndërsa i vetmi qëndrim i pandryshueshëm deri tash është këmbëngulja e të dyja partive se nuk ka alternativë tjetër përveç koalicionit ndërmjet tyre, me kusht që kjo të nënkuptojë edhe zgjedhje të reja.


Të Lidhura

Parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

6 Gusht, 2025
“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT
Aktualitet

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT

5 Gusht, 2025
RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!
Aktualitet

RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!

4 Gusht, 2025
MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius

3 Gusht, 2025
Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha
Aktualitet

Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha

2 Gusht, 2025
”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët
Aktualitet

”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

1 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

6 Gusht, 2025

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025

6 Gusht, 2025

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT
Aktualitet

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT

5 Gusht, 2025

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com