Nga Mimoza REXHVELAJ
A mbaruan festimet?
A mundemi ta kapim shiritin ku e lamë?
Nuk rri dot pa thënë: “Rama shporru” se na plase shpirtin!
Merr me vete edhe bandën tënde, ushtrin e gjakpirësve.
Merr me vete shushunjat, gjarpërinjt, strucat, dhe ik…
Ju duhet ta kuptoni se aktrimi jua si “I MËSHIRSHËM” nuk përmallon më, nuk të jep emocion fytyra juaj e leshur prej njeriut të vuajtur, maska ra kur termeti shkundi vendin.
Njerëzia tek ju panë se jeni njeri pa ndjenja, ironik, sarkazma juaj degjeneruese të bën të nxjerrësh zorrët, premtimet tuaja mbi rrënoja ngelen veç fjalë ngushëlluese të rastit dhe asgjë më shumë.
Ky fillim vit i gjeti shqiptarët në çadër, në të ftohtë, pa bukë e pa ujë, pa ngrohje dhe pa shpresë se dikush nga qeveria mund të ndryshojë këtë realitet.
Akoma nuk ka nisur të ndërtohet një çati për ata që janë në qiellin e hapur dhe hotelerit po i nxjerrin jashtë në mes të dimrit.
Kush po kujdeset për Thumanën, Durrësin, Lezhën?
Ku shkuan miliona euro të dhuruara për fatkeqësinë?
E di ju ku flen e zgjohen këto familje?!
E dini se ato dy qendarka që po jepni për qira shtëpije nuk del as për të marrë një shtrat dhe jo më një banesë.
Nderi i vetëm që mund t’i bëni shqiptarëve është largimi juaj, bëjeni një xhest prej burri të paktën një herë!