Indonezia është nën ujë, pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë rënë gjatë këtyre ditëve. Si pasojë e përmbytjeve, mediat lokale raportojnë për 29 viktima deri tani, ndërsa 30 milionë njerëz kanë ngelur të pastrehë.
Xhankarta, kryeqyteti i Indonezisë, është edhe zona më e prekur nga përmbytjet. Këto janë konsideruar si përmbytjet më të mëdha të këtyre viteve.
Sipas informacioneve, qindra shtëpi janë dëmtuar, ndërsa grupet e shpëtimit vijojnë pa ndërprerë punën në terren për të nxjerrë gra, fëmijë dhe të moshuar që gjenden të rrethuar nga uji. Deri tani janë evakuuar mbi 31 mijë persona.

