InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

POLITIKANËT GËNJESHTARË, HILEÇARË E GRABITÇARË!

29 Dhjetor, 2019
in InfoPress
A A
POLITIKANËT GËNJESHTARË, HILEÇARË E GRABITÇARË!

Nga Sheradin Berisha

Nga zhvillimet politike të pasluftës në Kosovë kam mësuar se “elita politike” shqiptare s’ka asgjë të përbashkët me ndërgjegjen dhe moralin njerëzor. Madje jam bindur plotësisht, se kjo ‘specie’ si e tillë nuk i përketë fare këtij kodi etik e njerëzor, sepse po të jetë e kundërta (të përgjegjshëm dhe njerëzor), riciklimi i tyre në pushtet nuk do të ishte i qëndrueshëm as afatgjatë.

Dhe mirëfilli kam kuptuar se, për të qenë i riciklueshëm në pushtet duhet të jesh, gënjeshtarë, manipulues, intrigantë, skajshmërisht i pandërgjegjshëm dhe njëkohësisht të shtiresh se po bën më të mirën e mundshme për qytetarët.

Qytetarët (kjo ‘turmë’ e mashtruar) fjalët e politikanëve, me tone zotimi, premtimi e entuziazmi gjithmonë i kanë përceptuar si vepra të përkryer. Prandaj, kjo masë e njerëzve që nuk gjykon me kokën e vet, vazhdimisht është kënaqur me fjalën e bukur të liderit, dhe rrallë kush prej tyre e ka vrarë mendjen se ai maskara po i mashtron e gënjen parreshtur! Prandaj kjo maskaradë duhet të marrë fund!

Në janar të vitit 2015 (kur po qevrisnin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti … /PDK/ me Isa Mustafen, Lutfi Haziri, Agim Veliun … /LDK/), mijëra familje shqiptare po iknin nga Kosova nëpër Serbi (!) pikërisht në kohën kur opozita (Albin Kurti – VV, Ramush Haradinaj – AAK dhe Fatmir Limaj – NISMA) po organizonte protesta nëpër qytetet e Kosovës, (për dorëheqjen e Jabllanoviqit dhe mbrojtjen e Trepçës), e të cilat në fund kulmuan me protestat e 24/27 janarit 2015 në Prishtinë!

Tani shtrohet pyetja:
Pse shqiptarët që po largoheshin nga Kosova, revoltën e tyre të akumuluar prej vitesh nuk e kapitalizuan në sheshin “Skënderbeu”, për ta mundur të keqen?!

A e dini Pse?!
Sepse ky popull përveç pozitës (PDK – LDK), realisht nuk i besonte mirëfilli as opozitës, ngase në mesin e tyre kishte manipulues, vjedhës të parasë publike, dhe shkatërrues e shitës të pasurive (aseteve) tona kombëtare, sic ishin Ramush Haradinaj i AAK-ës, Fatmir Limaj i NISMËS etj)!

Shpresa – thonë – vdes e fundit, ama nuk duhet lejuar që kjo klasë e papërgjegjshme politike, t’ia mbysë edhe shpresën këtij populli të përvuajtur…!

Publicisti dhe disidenti i njohur kroat, Bruno Bushiq (1939 – 1978) para se të vritej nga shërbimi sekret jugosllavë (më 16 tetor 1978, në Paris), ka shkruar:
“Kur të çlirohemi nga robëria serbe dhe të krijojmë shtetin, do ta shihni se si do të vjedhin këta tanët. Secili gjatë shekujve na ka vjedhur dhe plaçkitur, por më e tmerrshme do të jetë kur të na vjedhin këta tanët dhe kur t’ia shesin pasurinë rrotave të s’amës nga gjithë bota dhe makro-vjedhësve. Do të vërsulen kundër nesh sikur shpendë grabitçarë. Atëherë pyetja më e madhe dhe më e pazgjidhshme do të jetë – si të shpëtojmë nga njerëzit tanë?”

Dhe sot ka ardhur koha të shpëtojmë nga këta grabitçarët tanë hileqarë e të pangopshëm!

Fotografia e Sheradin Berisha

Të Lidhura

I propozoi në restorantin ku u martua Merlin Monro, kush është ish-bashkëshorti amerikan i Parashqevi Simakut dhe historia e tyre e dashurisë që përfundoi me ndarje
InfoPress

I propozoi në restorantin ku u martua Merlin Monro, kush është ish-bashkëshorti amerikan i Parashqevi Simakut dhe historia e tyre e dashurisë që përfundoi me ndarje

14 Dhjetor, 2024
Martin Henze: Albania at a turning point?!
InfoPress

Martin Henze: Albania at a turning point?!

11 Tetor, 2024
E TRISHTË/ Ky është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas sherrit mes të rinjve në Kretë
InfoPress

E TRISHTË/ Ky është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas sherrit mes të rinjve në Kretë

12 Qershor, 2024
Sot publikohet investigimi i ‘RAI 3’/ Intervista me Ramën dhe provat për ndërhyrjen e mafies italiane në ekonominë shqiptare
InfoPress

Sot publikohet investigimi i ‘RAI 3’/ Intervista me Ramën dhe provat për ndërhyrjen e mafies italiane në ekonominë shqiptare

2 Qershor, 2024
DRAMA e shpopullimit/ Ish-drejtoresha e INSTAT tregon numrin e shqiptarëve të larguar gjatë qeverisjes së PS: 500 mijë kanë ikur me letra!
Ekonomi

DRAMA e shpopullimit/ Ish-drejtoresha e INSTAT tregon numrin e shqiptarëve të larguar gjatë qeverisjes së PS: 500 mijë kanë ikur me letra!

30 Maj, 2024
Argita Malltezi i rrëfen të gjitha, nga izolimi i babait dhe bashkëshortit, protestat te Bashkia e Tiranës, tek e ardhmja politike
InfoPress

Argita Malltezi i rrëfen të gjitha, nga izolimi i babait dhe bashkëshortit, protestat te Bashkia e Tiranës, tek e ardhmja politike

9 Maj, 2024

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

13 Gusht, 2025

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve
Sport

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve

13 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 13 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 13 Gusht 2025

13 Gusht, 2025

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com