Kryetari i Forumit rinor demokrat Belind Kelliçi ka denencuar në një staus në facebook tentativën për të quajtur të banueshëm një pallat në Krujë i cili është shpallur i pabanueshëm kohë më parë.
“Banorët denoncojnë ndërtuesin MH, i cili po bën të pamundurën përmes korruptimit të inxhiniereve, për ta shpallur këtë godinë në gjendje normale, të banueshme! Pamjet flasin vetë!”, shkruan Kelliçi në një postim në facebook.
stimi i plotë:
Rast flagrant i ndeshkimit të munguar në Krujë! Në këtë pallat në qendër të Krujës, në rrugen “Donika Kastrioti”, 29 familje dhe disa biznese tashmë shohin pronën dhe mundin e tyre të një jete, të kthyer në gërmadhë. Askush, as ndërtuesi, as inxhinierët dhe asnjë zyrtar i Bashkisë Krujë nuk mban përgjegjësi për ketë katrahurë!
Përkundrazi! Banorët denoncojnë ndërtuesin MH, i cili po bën të pamundurën përmes korruptimit të inxhiniereve, për ta shpallur këtë godinë në gjendje normale, të banueshme! Pamjet flasin vetë!
