InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote”./ Në vend të një urimi për bashkëmoshatarët e mi

29 Dhjetor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
“Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote”./ Në vend të një urimi për bashkëmoshatarët e mi

Nga Enea Hoxha


Viti 2019, në shfletimin e parafundit të kalendarit, prodhoi një ngjarje që do mbetet gjatë në memorien e brezave, duke sjellë një tragjedi me përmasa të dhimbshme, duke mos kursyer jetët e 51 qytetarëve shqiptarë, të cilët përpos halleve të përditshmërisë, të ndihmuar dhe nga dora mizore dhe babëzia e politikave të ndjekuara gjenden të ekspozuar përballë rreziqeve të natyrës.

Më 26 nëntor, një tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë, ku përpos humbjeve të jetëve njerëzore, shembi themelet e një qeverie karakatinë që vazhdon të mbahet në këmbë nga propaganda e shfrenuar dhe deliri i një kryeministri, që u servir shqiptarëve paranojën e tij duke i zhytur akoma më shumë në mjerim dhe pashpresshmëri.

Shqipëria e aspiratës europiane, gjatë këtij viti dëshmoi se sa larg ëndrrës europiane është. Shqiptarët nuk duan propagandë, nuk duan show-n e kryeministrit që orë e cast shfaqet në mediat e uzurpuara, nuk duan boshibozukët e pushtetit, të cilët të majmur në afera korruptive kridhen në luksin e ndërtuar me paratë e taksa-paguesve, por duan në realitet që u jep shpresë, u jep siguri për të ardhmen e tyre, u jep besim në vlerat dhe identitetin e tyre kombëtar.

Zbrazja e vendit nga largimi masiv i shqiptarëve, nga ikja e të rinjve, të cilët largohen ballngrysur, zemërthyer, pasi atdheu i tyre nuk ofron asnjë shenjë perpsektive apo ardhmërie, përbën një nga momentet kulminante të situatës në të cilën ndodhet vendi.

Në bashkëbisedimet e mia të clirta, me bashkëmoshatarët e mi, vërej se ka shumë pesimizëm, dëshpërimi mbizotëron në cdo llafosje që bëjmë, e ardhmja është e mjegullt, pasi asnjëri dhe askush nuk guxon të thotë se c’mund të bëjë, si mund të ndërtojë jetën e tij.

Të gjitha këto, janë produkt i një keqqeverisje, e cila nuk mendon për rininë, por ndjehet rehat me largimin e saj nga vendi. Eksodi që po prek rininë shqiptare, është këmbanë alarmi për cdo qeveri, pasi kështu shumë shpejt do jemi një vend i boshatisur.

Rinia shqiptare, e aftë të ndryshojë këtë sistem që po degradon dita-ditës, duhet të ngrihet fuqishëm për të marrë fatin e vendit në duar dhe për ti dhënë Shqipërisë frymëmarrjen e duhur.

Le të jetë ky konstatim i imi, një thirrje për të gjithë bashkëmoshatarët e mi, që së ashku të ngrihemi dhe me forcën tonë të brendshme, me energjitë tona që burojnë nga idealizmi për ta bërë vendin tonë të begatë, të ndryshojmë mentalitetin qeverisës, duke bërë të shporren një herë e përgjithmonë ajo pjesë e politikës që me zullumet e tyre, po mbajnë peng të ardhmen e integrimit të Shqipërisë!
Viti 2020, ku padyshim, është një vit me zhvillime të mëdha politike, të kosniderohet viti i kthesës dhe i shporrjes përfundimtare të klikës qeverisëse dhe të shpurës së tij kriminale.
Me këtë thirrje dua ta mbyll urimin tim, duke u dëshiruar shqiptarëve mbarësi dhe një vit të suksesshëm në plotësimin e aspiratave të tyre.

Të Lidhura

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025
Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë
Opinione

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë

21 Korrik, 2025
Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025
“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit
Opinione

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit

19 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

6 Gusht, 2025

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025

6 Gusht, 2025

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT
Aktualitet

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT

5 Gusht, 2025

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com