Tërmeti i 26 nëntorit dhe pasojat e tij, nuk i kanë shpëtuar dhe debatit të madh mbi neglizhencën dhe mosvëmendjen e instancave qeveritare për trajtimin dhe vlerësimin e duhur të situatave që do të conin në minimizimin e humbjes së jetëve njerëzore. Prej kohësh, në media është bërë publike fakti se në Thumanë, shteti dhe mekanizmat qeveritarë dështuan totalisht, pasi që me tërmetin e datës 21 shtator, pallatet e atyshme u evidentuan si të pabanueshme, por që nuk u mor asnjë masë për shpërnguljen e banorëve.
Nje denoncim i fuqishëm mbi këtë fakt vjen nga nënkryetari i FRPD së Krujës, Ilir Farruku, i cili krahas evidentimit të situatës alarmante të banesave në Thumanë, ka ngritur dyshime për neglizhencën e treguar të instancave qeveritare ndaj rastit të Thumanës.

Ne postimin e tij, Farruku, ka zbrazur gjithë “helmin” e një të riu shqiptar ndaj qeverisjes së vendit, e cila me politikat e saj po i detyron këta të rinjë të arratisen nga vendi i tyre dhe të vërshojnë rrugëve të botës në kërkim të një perspektive më të mirë.
Nënkryetari i të rinjve demokratë të Krujës, ka nënvizuar në postimin e tij papërgjeshmërinë e hallkave qeverisëse, të cilat cuan në humbjen e shumë jetëve njerëzore dhe për këtë duhet të japin llogari para drejtësisë.












