InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Kauza juaj, e drejtë”, Meta pret Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit: Keni ndërgjegjësuar të gjithë shoqërinë

13 Dhjetor, 2019
in Aktualitet, Lajme
A A
“Kauza juaj, e drejtë”, Meta pret Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit: Keni ndërgjegjësuar të gjithë shoqërinë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sonte me kërkesë të tyre një përfaqësi të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Artistët e falënderuan kreun e shtetit për mbështetjen e dhënë prej tij për aplikimin e tyre drejtuar organizatës “Europa Nostra”, me qëllim mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar.

Presidenti Meta i garantoi se do të jeë gjithmonë në krah të tyre, ndërsa e cilësoi kauzën e artistëve si të drejtë.

“Unë do të jem gjithmonë me ju, sepse kauza juaj është tërësisht një kauzë e drejtë. Gjithashtu dua t’ju falënderoj sepse ju keni qenë model edhe në kauza të tjera, sikurse e reflektuat me solidaritetin që treguat me banorët që u goditën rëndë dhe drejtpërdrejt nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Fakti që ju u kthyet në një qendër të rëndësishme ku qytetarët sillnin vullnetarisht ndihmat apo kontributet e tyre tregon edhe besimin që ata kanë tek idealizmi juaj, te përkushtimi juaj dhe në këtë mënyrë jeni bërë një shembull i kauzave të drejta të shoqërisë sonë”, tha Meta.

Gjithashtu, artistët e falenderuan kreun e shtetit edhe për depozitimin e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e ligjit për shembjen e godinës së teatrit.

Në fjalën e rastit, presidenti Meta tha se Teatri Kombëtar nuk është thjesht një godinë që u përket artistëve, por një vlerë e jashtëzakonshme kulturore dhe kombëtare, që duhet mbrojtur nga të gjithë.

Kreu i shtetit gjithashtu vlerësoi rezistencën paqësore dhe demokratike të artistëve, duke theksuar se kjo qëndresë ia ka vlejtur edhe për faktin sepse ka bërë të mundur që të ndërgjegjësohet, jo vetëm opinioni vendas, por edhe ai ndërkombëtar për mbrojtjen e kësaj trashëgimie kulturore.

“Unë kam bërë detyrën time, që duhet ta bënte kushdo që është në këtë detyrë dhe në këtë institucion, pasi teatri nuk është vetëm i juaji. Atje është e gjithë jeta juaj, krijimtaria dhe emocionet tuaja. Teatri është i të gjithëve sepse është një vlerë e jashtëzakonshme kulturore dhe kombëtare, që duhet mbrojtur pa asnjë diskutim nga të gjithë.

Dua t’ju falënderoj sepse ju keni treguar se jeni artistë të vërtetë, dhe idealistë që nuk konformoheni. E di që presionet kanë qenë të shumta dhe të mëdha, derisa është vënë dorë mbi artistët, dhe kjo është e papranueshme dhe mjaft e rëndë.

Megjithatë, qëndresa juaj ia ka vlejtur, sepse ka bërë të mundur që të ndërgjegjësohet opinioni, të ndërgjegjësohet shoqëria për ta ruajtur atë trashëgimi të shkëlqyer kulturore që kemi”, shtoi presidenti.

Duke bashkëbiseduar me artistët dhe përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, presidenti Meta u shprehu mirënjohjen personale dhe institucionale për ndihmat bujare që kanë mbledhur vullnetarisht për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Ne nuk e ndalim dot globalizimin dhe duhet të përfitojmë aq sa mundemi maksimalisht nga të gjitha avantazhet që ai sjell për zhvillim, për komunikim, por në këtë situatë në të cilën ndodhemi dhe ky presion i madh që vjen nga globalizimi duhet të na ndërgjegjësojë se sa shumë duhet të kujdesemi për rrënjat tona kombëtare, për mbrojtjen e vlerave kulturore, në mënyrë që të mos zhbëhemi dhe të mos na cënohet identiteti ynë kombëtar për të cilin paraardhësit tanë kanë sakrifikuar aq shumë”, vijoi më tej presidenti Ilir Meta.

Të Lidhura

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë
Aktualitet

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë

16 Mars, 2026
Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në
Aktualitet

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

15 Mars, 2026
Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse
Aktualitet

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse

14 Mars, 2026
Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve
Aktualitet

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve

14 Mars, 2026
Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës
Aktualitet

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës

14 Mars, 2026
Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!
Aktualitet

Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë
Aktualitet

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë

16 Mars, 2026

Lajm bombë nga Izraeli / Netanyahu “ndjek mediat shqiptare?” reagon jam gjallë!
Bota

Lajm bombë nga Izraeli / Netanyahu “ndjek mediat shqiptare?” reagon jam gjallë!

16 Mars, 2026

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026

Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin
Show Biz

Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin

15 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com