Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se një makinë ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën një person, i identifikuar si Mërgim Ferracaku.
Ndërkohë që drejtuesi i mjetit, ku viktima ishte pasagjer, është identifikuar si Armend Pervizi.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë.











