Gjatë ditës së sotme në media ka qarkulluar një lajm ku thuhet se Lëvizja Vetëvendosje ka “lëshuar pe” për postin e Presidentit, kusht ky i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për të arritur marrëveshjen për koalicionin e qeverisë së ardhshme, shkruan “FrontOnline”.
Arlind Manxhuka, zëdhënës i Vetëvendosjes ka deklaruar për “FrontOnline”, se ky lajm nuk është aspak i vërtetë. Dhe se sipas tij është lajm i fabrikuar.
“Ky është lajm i fabrikuar. Sepse prej javës së kaluar nuk ka pasur asnjë takim mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Kësisoj ky lajm është i pavërtetë”, ka thënë Manxhuka.
I pyetur për takimin e radhës mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, ai ka thënë se kreu i Vetëvendosjes aktualisht ndodhet jashtë vendit dhe se deri më tani nuk ka asnjë datë rreth takimit të ardhshëm mes këtyre dy subjekteve politike. /Front Online/