Nga Lindita DODA
Në këte kaos dhe liri të detyruar që jetojmë vertetë po prekim fundin e paradoksit .Sjellja me Institutin e te Përndjekurve Politik dhe me prof. Agron Tufën po prek fundin e mjerimit.
Turp
Turp i madh!!!
Si more ” hibritokomunist ” nuk na lejuaka me studiuar periudhen e luftës kur ne po studiojmë pellazgët , para e pas krishtit historinë botrore, s’na u lejuaka të dokumentojme tonën ashtu sic është me të mirat dhe të këqijat e saj.
Ne e dime se keni frikë për çfarë gatua në këto shtatëdhjetë vitet e fundit në këtë vend se e mbytët këtë tokë me gjakun e elites shqiptare e ndaj ju shqetson juve zbardhja e krimeve qe kryet.!
Një gjë është e qartë si drita e diellit : E pengoni, përndiqni a jo Agron Tufën apo të tjerë si ai , ky vend s’do ta njohi paqen pa u zbardh e vërteta, kjo toka që kemi nën këmbë s’do qetësohet pa shkuar në vend drejtësia,përsa kohë ky dhe fsheh të vertetën e një tmerri që u gatua nga ideologja kriminale komuniste , një e vërtetë që po klith,me një klithmë uluritëse e shurdhuese që do jua prish dhe skutat e sforcuara te paqes suaj të papaqtë gjer në frymën e fundit.
Ndalja e gjithë kësaj maskarade hibrito-komuniste është emergjencë kombëtare madje sa s’është bërë shumë vonë
Jua vodhët jetën baballarëve tane,ne bijve të tyre endrrat , idetë madje dhe slloganet na i morët !
Ne nuk ditëm ndoshta t’ju luftojmë se të luftosh dhe të fitosh mbi monstrat me së parë duhet me qene si ata.
Ne refuzojme o qenie hibrite të jemi monstra…
Ju hibritë komunizmi që jeni kthyer në një përzjerje zelli dhe inati, dinakërie e ligësie ,herë i fshehtë e herë i hapur ,etër e bij të kuq,të inatosur me fatin e faktin që s’patën e sdo keni fuqi me qenë të përjetshëm.