InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Rumania teston parashikimin e tërmeteve, identifikohen 4-8 orë para

3 Dhjetor, 2019
in Bota, InfoPress, Lajme
A A
Rumania teston parashikimin e tërmeteve, identifikohen 4-8 orë para

Një kompani izraelite në Rumani pretendon se ka arritur të zhvillojë sistemin për gjetjen me saktësi të lartë të tërmeteve mbi 4,5 ballë mbi 4 orë përpara se të ndodhin. Gjetjet e deritanishme pretendohet se janë konfirmuar edhe nga sizmologët evropianë. 

Rumania po teston një sistem për parashikimin e tërmeteve disa orë përpara.

Sistemi i zhvilluar nga kompania izraelite “Ionoterra”, monitoron qiellin apo shtresën e sipërme të atmosferës, e cila pretendohet se pasqyron edhe atë çfarë ndodh brenda Tokës.

Kompania izraelite, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Bukureshtit, pretendon se në fazën e testimit në vend ka arritur të gjejë me sukses 82 për qind të tërmeteve të ndodhura në Rumani.

“Algoritmi ynë funksionon më mirë me tërmetet katastrofikë. Për momentin, vlerësojmë se mund t’i diktojmë ata deri 8 orë përpara, dhe të marrim informacione jashtëzakonisht të besueshme brenda minimumit 4 orë,” deklaroi drejtori i kompanisë, Doron Angeloviç gjatë prezantimit të punës ekipore.

Shumica e tërmeteve të parashikuara nga kompania për Turqinë dhe Greqinë Lindore janë konfirmuar nga Qendra Europiano-Mesdhetare e Sizmiologjisë.

Vitin e ardhshëm, sistemi do të kalibrohet për t’i raportuar rezultatet zyrtarisht autoriteteve rumune, ndërsa një model do të instalohet edhe në Kaliforni.

Deri më tani shkenca nuk ka arritur të parashikojë në mënyrë të përsëritur tërmetet.

Sistemet më të avancuara amerikane dhe japoneze raportojnë vetëm 2 apo 3 minuta më përpara.

Në të gjithë botën, në vitet 2000 deri 2016, tërmetet me magnitudë më të madhe se 5 në shkallën Rihter kanë shkaktuar mbi 380 mijë persona dhe dëme të pallogaritshme.

Të Lidhura

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.7! Tre vende lëshojnë ALARME për cunami
Bota

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.7! Tre vende lëshojnë ALARME për cunami

30 Korrik, 2025
Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë në atë territor!
Bota

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë në atë territor!

29 Korrik, 2025
Erdogan thirrje botës perëndimore për GAZËN: Bashkohuni në anën e njerëzimit!
Bota

Erdogan thirrje botës perëndimore për GAZËN: Bashkohuni në anën e njerëzimit!

22 Korrik, 2025
Elon Musk ngre ALARMIN: Europa po shkon drejt zhdukjes pa familje të mëdha
Bota

Elon Musk ngre ALARMIN: Europa po shkon drejt zhdukjes pa familje të mëdha

15 Korrik, 2025
Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump
Bota

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump

6 Korrik, 2025
Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit
Bota

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit

5 Korrik, 2025

TË FUNDIT

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT
Aktualitet

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT

5 Gusht, 2025

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 5 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 5 gusht 2025

5 Gusht, 2025

RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!
Aktualitet

RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!

4 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com