InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gazeta gjermane: Liria e medias në rrezik, Rama po çimenton pushtetin

2 Dhjetor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Gazeta gjermane: Liria e medias në rrezik, Rama po çimenton pushtetin

Një nga gazetat më të njohura në Gjermani, Tageszeitung shkruan se kryeministri Edi Rama ka propozuar dy nisma ligjore për të kontrolluar më shumë mediat online.

Sipas TAZ, në të ardhmen, Autoriteti i Mediave- AMA do të ketë fuqinë të heqë përmbajtje të caktuara nga faqet e internetit si dhe t’i detyrojë ata të publikojnë përgënjeshtrime. Nëse nuk e bëjnë këtë, mediat mund të gjobiten deri në 830 mijë euro. Jo vetëm kaq, por AMA mund të instalojë në këto faqe njoftime pop-ups. Në këtë mënyrë, lexuesit do të lexojnë materiale qeveritare përpara se të futen në faqe.

Gazeta thekson se mediat dhe OJF-të druhen se kjo do të sjellë mbikëqyrje qeveritare, e cila do kërcënojë lirinë e mendimit në internet.

Media gjermane shkruan se në Shqipëri, gazetarët që raportojnë për korrupsionin e politikanëve rrezikojnë të kërcënohen. Partitë politike kanë një ndikim të fortë mbi redaksitë e ndryshme.

“Këto praktika janë relike nga diktatura komuniste. Nën Enver Hoxhën, diktator nga viti 1944 deri në vitin 1985, shteti monitoronte të gjithë mediat deri në vitin 1990”.

“Kryeministri Edi Rama- që shpesh në Gjermani perceptohet si artist dhe kryebashkiaku i majtë i Tiranës- i pëlqen të informojë vetë publikun. Në facebook ai transmeton përmes atij që e ka vetëquajtur ERTV, duke vlerësuar arritjet e qeverisë një herë në javë. Ai i fyen rregullisht gazetarët kritikë si ‘sharlatanë’, ‘kazan plehrash’ apo ‘armiq të shtetit’.

Me këto nisma aktuale, Rama po vazhdon të punojë për të zgjeruar fuqinë e tij politike. Fakti që opozita po e bojkoton parlamentin prej muajsh e ka çimentuar këtë pozicion unik.

Shqipëria është në një pikë kyçe pas vendimit të BE në tetor për të mos nisur negociatat e pranimit. “Fakti që BE e ka mbyllur procesin e pranimit për momentin, sigurisht nuk ndihmon në këtë situatë,” thotë zëdhënësi i Të Gjelbërve për Europën Lindore, Manuel Sarrazin. Me një perspektivë reale të pranimit, BE do të kishte mundësinë t’i bënte presion Ramës. BE ka kritikuar projektligjet, por qeveria shqiptare nuk i ka dëgjuar”, shkruan gazeta.

Të Lidhura

Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)
Aktualitet

Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)

24 Korrik, 2025
Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot
Aktualitet

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot

22 Korrik, 2025
Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit
Aktualitet

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit

22 Korrik, 2025
Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

21 Korrik, 2025
Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”
Aktualitet

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”

20 Korrik, 2025
Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë
Aktualitet

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

18 Korrik, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e premte 25 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 25 Korrik 2025

25 Korrik, 2025

Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)
Aktualitet

Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)

24 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 24 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 24 Korrik 2025

24 Korrik, 2025

Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo – përgjigja shumë tifozë ka befasuar
Sport

Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo – përgjigja shumë tifozë ka befasuar

23 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com