Ndërsa ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për qytetin e Durrësit dhe Tiranës , kryeministri Rama përmes një statusi në rrjetet sociale mbrëmjen e sotme ka paralajmëruar se gjendja e jashtëzakonshme do të shpallet nesër edhe për qytetin e Lezhës.
Duke e cilësuar tragjedinë një sprovë për Shqipërinë, Rama ka bërë thirrje që të bashkohemi përballë kësaj situate, pasi: “Të gjithë së bashku o ja dalim o hajër nuk bëjmë kurrë”.
“#TiNukDoJeshKurrëVetëm
Lezhë – Nesër edhe Lezhën do ta përfshijmë në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore!
PËRSËRIS LUTJEN PËR DURIM
Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet!
KJO ËSHTË SPROVË QË TUNDI TOKËN SHQIPTARE dhe na këputi në shpirt e në trup!
Prandaj GISHTIN KOKËS TË GJITHË SË BASHKU dhe O I’A DALIM BASHKË O HAJËR NUK BËJMË më kurrë!”, shkruan Rama./CNA.al