Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabineti qeveritar, për të bërë publik një bilanc paraprak të dëmeve nga tërmetet.
Kreu i i qeverisë falenderoi ekipet shqiptare të grup shpëtimit, të cilat nuk ishin njohur më parë me përballimin e një fatkeqësie kaq të madhe natyrore sa ajo që Shqipëria kaloi, me dhjetëra të vdekur nga tërmeti, dhe tashmë këto skuadra do të pajisen me mjetet e nevojshme por edhe me programe trajnimi me të huajt.
“Pati një përshtypje mbreslënëse nga skuadrat e huaja që erdhën. Njësinë tonë tani kemi mundësi ta ngremë 100% në nivelin e të tjerëve në aspektin e pajisjeve, të gjithë na kanë ofruar ndihmë, por edhe me programet e përbashkëta të trajnimit”, tha Rama.
Po ashtu, Rama tha se është shqetësim i përbashkët si i liderit të opozitës Lulzim Basha, situata në Laç pas tërmetit, e për këtë, u shopreh se ka vendosur që edhe ky qark të kalojë në planin e emergjencës.
Kështu, përveç Tiranës dhe Durrësit, Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Laç.
“Ne e kemi diskutuar me shqetësim. Ka dëme edhe në Laç, kanë dalë nga godinat dhe janë nëpër çadra, do të trajtoheshin njësoj të përfshihen në vendimin e perimetrit të emergjencës. Duke konsideruar edhe opinionin e kryetarit të opozitës them që na përputhen shqetësimet edhe idetë. Përfshijmë edhe zonën e prekur të Laçit në të njëjtin program që askush të mos ndihet i vendosur në një kategori të dytë të vëmendjes”, tha Rama..