Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë thirrje urgjente nga Shijaku.
Sipas Këlliçit, janë rreth 100 godina, pallate dhe banesa private të cilat janë klasifikuar të pabanueshme.
Kreu i FRPD bën me dije se qytetarët refuzojnë të largohen për shtëpitë për tu strehuar diku tjetër.
“Vëmendja e strukturave të shtetit duhet të jetë maksimale, që të parandalohet një tragjedi tjetër, pasi shumica e pallateve në lagjen “Lugina”, vështirë se mund të përballojë goditje të tjera. Ju lutem shpërndajeni si informacion, pasi deri tani në këtë zonë nuk ka aspak vëmendje mediatike dhe informacion”, shkruan Këlliçi në postimin e tij në Facebook./





