Të shumtë kanë qenë personazhet që kanë reaguar pas tërmetit të sotmë si pasojë e të cilit kanë humbur jetën 18 persona.
Aktori Çun Lajçi, ka shkruar disa vargje vërtetë shumë prekesë lidhur me situatën e vështirë në të cilën gjendet vendi.
Vargjet nga Çun Lajçi:
Shqipnisë sime t’luhatun
Kur dridhesh ti
Ne s’bajmë gjumë Shqipni
Se tutemi po vdes
E rrajë jetimash mbesim
Të duem edhe kur vërshohesh
Ujnash
Edhe kur digjesh
Zjarresh
Edhe kur mallkohesh nesh
Kur luhatesh
Dridhesh e përkundesh
Tërmetesh
Si zogj t’futemi n’gji
E lutemi
Vetëm ti t’mos vdes
Ne
S’bajmë gjumë kur ti dridhesh
Se veç Ty t’kemi Shqipni