Solidariteti i Kosovës me tragjedinë në Shqipëri ka emocionuar gazetaren shqiptare, Sonila Meço, duke e shtyrë atë të bëjë një shkrim të shkurtër në rrjetin social Facebook, në internet. “O Kosovë, oj loçkë! Të du me shpirt, se shpirtit të kombit po di t’i japësh frymë! Mendjes së kombit mend!”, ka shkruar Meço. “E duam edhe njëri-tjetrin më shumë kur ti na do kaq bukur!”, ka thënë gazetarja shqiptare.











