Moza Demiri
Mos shkoni në perëndim, rrini këtu si sklleverit e mij.
Mos flini gjumë herët por drogohuni nëpër lokale natën.
Mos hani mirë se nuk keni lekë, mjafton preshi që bën nona.
Mos punoni për të tjerë por vetem për mua.
Mos dil në protest se më hiqni karriken.
Por bej qef në Shqiperi se liqenin e keni një orë larg, dhe dyqanin e bukës pesë minuta, shokun e keni afër kur ju duhet të kërkoni lekë borxh.
Mos u shkolloni jashtë se keni Naim ÇILIN që ju jep diplloma dhe j’u mëson si te n’drroni emrin qe j’u ka vënë nëna se ju duket fshataresk dhe na duhen emra modern që as nëna që na ka lindur nuk na therret dot.
Rrini ketu me mua, bëhuni mish për top për shefat e mij… këto ishin pak a shumë thirrjet e Mrikës për rininë e vendit.
Ja pak analizë e kësaj doktoreshe dhe “mëmëmadh” që i digjet xhani kaq shumë dhe këta që e dëgjojnë nëpër TV që i servileson dhe nuk ja heqin maskën kësaj që u bë milionere brenda një afati shumë të shkurtër dhe i erdhën trutë për këshilla të fëmijeve që sa mbarojnë shkollën po bëjnë vetevrasje nga varferia dhe vjedhja që Mrika me shokët e saj i vodhen atij vendi.
“Këte rradhë Mrika bën thirrje jo per mbrojtjen e vendit por për shpetimin e rinise”.
A thua valle rinia i ha broçkullat e tua Mrika Kodheli që të pritet barku për ta?! Nuk besoj. Atyre ju ka rënë fati i keq të kenë njerëz si ty që i vjedh natën dhe i qanë ditën dhe i mëson si të jetojnë dhe punojnë, a thua së vijnë nga vendet e xhungles?!!
Unë edhe ata e dimë mirë “keqardhjen” tënde Mrika, që nuk je e vetme që po të “dhëmb” zemra për rininë, por e rrethuar me Mrika të tjera dhe Mrikot që nuk i latë një shkarp atij vendi pa e grabitur.
Ti Mrika di të bësh dhe thirrje si ish ministre e mbrojtjes, t’u bë ves thirrja dhe këtë ja bën dhe rinisë shqiptare që mos të largohet në perëndim se atje gjejnë “ferrin”, bëhen robot dhe flenë gjumë, nuk kan mundësi të bëjnë drogën, të rrinë nëpër kafe si parazitë dhe të mësojnë sesi të vjedhin për të siguruar ditën.
Ja të ndalemi pak këtu Mrika, “zëmërmadhja” që ti vet vdes për perëndimin se ishe nga të parat që ike duke mallkuar këtë vend, por ishe e paafte për një jetë moderne Mrika, dhe gjete rrugën më të thjeshtë ta bredhësh atë cep më cep me leket qyl të taksave të shqiptarëve duke zëne pozicione politike me servilizmat e tua dhe bindjet lepe-peqe të shefit tënd legjendar, falju atij sa here të duash në ditë.
Së pari, ti nuk ke hallin e rinisë se ku do punoj dhe si do flejë apo kur do flejë, se po te ishte kështu do kishe punuar për mirëqënien e tyre kur tu dha rasti të merrje poste që dhe vetë u lemerite kur ti dhanë, dhe jo më të punoje, por ti i shërbeve mazhordone shefit dhe përfitove nëpërmjet këtij shërbimi me korrupsionin e postit vetëm për vete dhe femijët e tu që nuk kanë nevojë të punojnë se ka punuar mamaja për shtatë breza të tjera me korrupsionet që bëri ndër vite. Urtë e butë i sistemove gjërat dhe si gjithë të tjerët u mbyllen edhe për ty. Njerëzit nuk i kane mbyllur ato, do ja u hapin . . .
Ti ke hallin tënd se të ikin skllevërit! Ti ke hallin tënd se të boshatiset vendi dhe nuk keni kujt ti kar-shilloheni me pasuritë që keni vënë! Ti ke hallin tënd dhe Mrikave të tjera se mos të ngeleni pa shërbëtore dhe pa njerëz që ju lëpijnë sumat e mbushura me pordhët e të qenit zotër të vatanit dhe askush tjetër nuk ekziston per ju! Ti e ke hallin tënd se nuk ka kush të pastron shtëpinë e kush të bënë flokët dhe kush te fshine këpucët e pisllëkut të vendit që kurrë nuk i pastruat!
Ja pse bënë thirrje të mos të ikin të rinjtë.
Ti ju thua, rrini se këtu bëhet qef, po për cfarë qefi bëhet fjale?!
Qef duke u hedhur nga ballkoni vajzat e shkëlqyera që ti dhe miqt e tu nuk i punësoni por i zini vendet mes rraces suaj të piset e mes miqsh e shoksh që të rrini bashkë sa më gjatë të jetë e mundur?! Dhe këto vajza të shkëlqyera ju prishin punë, duke qenë se nuk mund të bëhen leckë të shefave si ju detyrohen të hidhen nga ballkoni nga që nuk kanë mundësi jetese dhe akoma hanë nga pensioni i prindërve që ti dhe shefat e tu ju keni caktuar sa të mbajnë frymen. Mos vallë të gjithë i di si veten kur u largove nga vendi për një jetë të mirë dhe nuk ishe e zonja të haje as bukë se prapanica jote donte të jetonte nëpër lokale, pa punë, pa mund dhe pa saktifica që ty të duken skllaveri?! Si guxonë ti të quash skllavëri vendet më të zhvilluara të botës që ti dhe sera jote po i luteni cdo ditë të futeni brënda kesaj “skllaverie”?!! Ju zvarriteni, po lëpiheni si Uriahët e shekullit modern! Ngele nëpër avione me lekët dhe gjakun e shqiptarëve për të ngrëne e pirë në atë perëndim që ti e quan skllaveri.
Mrika je dhe shumë e djallëzuar dhe nuk ke as argumentat me te thjeshta te justifikosh thirrjet e tua djallëzore dhe bie me kembet e tua brenda.
Tu duk skllaveri në krahasim me kollajllëkun e ndërrimit të letrës higjenike të shefit tend në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj lartë e më lartë si Mrikë aksioneshdhe deri në
në ministre e mbrojtjes.
Perfundove me WC tënde të rehatëshme në majë të një Halikopteri drejtë shtëpise në mal që të menderosje
duke imagjinuar dhe krahasuar me karriken tënde të pa shkulshme tashme….dhe këto skandale i fshihni ashtu me mjeshterinë që ju karakterizon ju te gjithëve si grup, me llafollogjinë që tashmë e keni bërë ushqim organik. Korrupsionet dhe skandalet qe ti fshehën deri ne largimin tend pa zë, ashtu siç thotë populli “urtë e butë dhe tigani plote”
Po cfarë mendon ti Mrika, se te gjithë janë parazitë si ty?! Jo moj jo! Shqiptarët që jetojnë jashtë janë ata shqiptarë që nuk pranuan të fshijnë prapanicat e shefave, jane ata shqiptare që duan liri dhe dinjitet. Sa për skllavëri hajde dhe shihi se ku jane e ku punone rinia, si jetojne dhe si shkollohen dhe si bejne qefet e tyre! Krenarë për çka janë dhe cfarë do bëhen në të ardhmen. Jane kaq larg atyre që ti ju bën thirrje të shërbejnë ty! Për fat të mirë nuk ta vërshëllen njeri, pasi rinia është shumë më mëndjehapur se egoizmi yt që nuk do jetën e tyre më të mirë e të barazohen me atë të fëmijeve të tu. Kërkon ti mbash peng, ti mëshirosh e ti përdorësh e poshtrosh, ti sherbejnë fëmijeve të tu te cilët do edukohen me frymën tënde njesoj si ju.
Që mos te marr emrat e fëmijeve ekselentë shqiptarë në gojë pasi nuk kam lejen e tyre dhe më duhet ti respektoj, po të tregoj se si jetonë rinia shqiptare ketu në Amerike! Leri qefet për pak sekonda dhe lexo dhe merr informacione se cfarë arrin një femijë shqiptar kur shteti e respekton, pa e paragjykuar se nga është, i kujt është dhe nga vjen, por që do të ardhmen e vendit të tij të sigurt duke vlersuar rininë duke i krijuar kushte, të cilët po të ishin në Shqipëri do i shkelje me këmbë ose do i ktheje militant në aktivitetet tuaja të pista.
Prandaj Mrika, thirrja juaj është keqëdashëse dhe tallëse, që mos të shohësh rininë të ndihet me dinjitet pasi ti ja ke shkelur atë me kembë. Nuk je ti personi i duhur që rinia duhet të dëgjoj këshillën tënde hipokrite pa bërë asgjë kurrë për të. Ti je njeriu i fundit që duhet të hapësh gojën se cfarë duhet të bëj rinia me jetën e vet pa e kërcenuar ti së cfarë do e gjej në Perendim, duke e këshilluar mos të punoj, mos të sakrifikoj dhe mos të flej gjume por të drogohet natën rrugëve nëpër lokale që ti e quan “qef”.
Detyra jote më fisnike do të ishte të heshtje dhe mos të bësh moral te cilen nuk e njohet kurre, ti qe korrupsionit i the bujrum dhe i hape krahet, leri njerezit te zgjedhin vet per jeten e tyre, sepse jo vetem qe i keshillon gabim por i bene dhe budallenj, pasi i trajton si jetim, pa nene e pa babe duke bërë ti mëmëmadhen hileqare.
Bota është e madhe , planeti është i të gjithëve dhe zgjedhjet janë personale, nuk është detyra jote kjo dhe nuk ka për tê qenë kurrë, afati ty të ka skaduar, kishe në dorë të bëje shumë me vepra dhe askush nuk do lëvizte nga vendi, sesa për broçkullat e tua askush nuk ka nevoj, në fund ata shkojnë në gjumë me barkun bosh e nē shkollë pa asnjë kacidhe, dhe ti Mrika që nuk di dhe nuk ke për ta marre vesh sesa milipona ke.
Kështu Mrika e vetquajtur “MIMI”pasi dhe emri i nënës të dha bezdi dhe ja shkele me këmbë, imagjino çfarë ju bënë emrave të të tjerëve dhe ke bëre mëkat të madh sepse Mrika është emër i bukur dhe më kujton Operen e pare shqiptare te Preng Jakoves por pa lidhje me thelbin e emrit tend ( po ku ta dish ti ketë, as ke marr mundimin kurrë ta shohësh ose ta lexosh)
Çfarë pretendoj dhe unë Mrika?!