Opinioni publik, këto ditë është bombarduar nga e ashtuquajtuara “pëërplasje” në mes Presidentit të Republikës dhe Kuvendit për Gjukatën Kushtetuese, e cila në thelb është përplasja në mes Presidencës së Ilir Metës dhe ekzekutivit të Edi Ramës.
Qytetarëve shqiptarë nuk ju interesojnë aspak teknikalitetet dhe shpjegimet që bëjnë të zellshmit opinionistë nëpër studio të ndryshme, por janë të interesuar të shohin një klasë politike që meriton ndëshkimet e saj për zvarritjet e pafundme që i kanë bërë Shqipërisë në proceset integruese dhe për gjendjen sociale dhe ekonomike mjaft të rëndë në të cilën kanë zhytur qytetarët e vendit të tyre.
Askujt nuk i bën derman, tifozllëku pro Metës apo pro Ramës, sepsse qartësisht është betejë e individëve që përfaqsojnë protagonizmin e politkës shqiptare në këto tre dekada dhe si të tillë, sot, janë në betejën e sabotimit të një reformë që aq shumë e presin shqiptarët, të cilët kanë vuajtur jo pak nga drejtësia e munguar dhe nga drejtësia e zullumeve.
Në kontekstin e këtij zhvillimi, cdo përpjekje për ta paraqitur si përplasje institucionale, aq më shumë si betejë e shpëtimit të Republikës, janë cjerrazërjet e taborit të përfitimeve të një sistemi politik, i cili është shndërruar në mjetin e pasurimit të individëve më të fuqishëm të skenës politike shqiptare dhe oligarkëve rreth tyre.
Nuk mjafton shumë njohuri mbi politikën shqiptare për të kuptuar natyrën e vërtetë të pëprlasjes në mes Presidentit dhe ekzekutivit, ku sebepi është Reforma në drejtësi, por që në të vërtetë, gjithcka bëhet për të influencuar deformën e sistemit në drejtësi, për të cilën partenërt tanë strategjikë, ShBA-ja, aq shumë është investuar duke kapitalizuar vullnetin e tyre të plotë për t’u dhënë shqiptarëve një sistem drejtësie që nuk kontrollohet nga politika dhe që nuk gjykon mbi baza partishmërie.
Duke e ndjekur trajektoren e kësaj përplasjeje, tashmë është evidente, se kjo betejë, përfaqëson tipikisht përpëlitjet e fundit të zullumqarëve të politkës shqiptare, të cilët po shohin dita-ditës mbylljen e rrethit të tyre vicioz dhe përballjen me llogaridhënien për vjedhjen dhe plackitjen që i kanë bërë qytetarëve të tyre gjatë këtyre viteve të tranzicionit.
Rama-Meta është beteja e prishjes së fijeve të një sistemi që synon ndëshkueshmërinë për politikanët shqiptarë që kanë guxuar të qeverisn si të babëzitur duke vënë pasur marramëndëse nga vjedhja që i kanë bërë qytetarëve të tyre.
Shqiptarët nuk meritojnë spektakle të tilla televizive, por meritojnë reformat e mëdha, të diktuara dhe nga ndërkombëtarët, ku msopërmbushja e tyre vazhdon të penalizojë shqiptarët, të cilëve sot, u është vrarë shpresa dhe po enden rrugëve të Europës duke kërkuar të ardhmen e tyre larg Shqipërisë.