Shqipëria pret mbrëmjen e sotme Francën, kampione të Botës, në një ndeshje të veçantë, ku inaugurohet edhe stadiumi i ri Kombëtar.
Para fillimit, ka ndodhur një gafë me sistemin e vaditjes në lagien e fushës. Dy nga hedhëset e ujit, janë shumë afër me tifozët, dhe lagin ata që gjenden në tribunën pas porte.