InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Thaçi mund të thirret nga Gjykata Speciale në Hagë”, çfarë paralajmëron përfaqësuesi i veteranëve

10 Nëntor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
“Thaçi mund të thirret nga Gjykata Speciale në Hagë”, çfarë paralajmëron përfaqësuesi i veteranëve

Prokuroria e Specializuar për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë, ka rritur dinamikën e ftesave për intervistim të personave të caktuar, ndonëse nuk e ka bërë të ditur numrin e saktë të personave të intervistuar deri më tash.

Vetëm në muajin e fundit, të ftuar për intervistim janë ish-eprorë të UÇK-së, ish-deputetë, por edhe përfaqësues politikë të Kosovës.

Nga krerët e UÇK’së, të fundit që janë ftuar nga Specialja janë Kadri Veseli e Ramiz Llavdrovci. E nga organizata e Veteranëve të Kosovës nuk po e përjashtojnë mundësinë që në Hagë të thirret edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Përfaqësuesi i veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një deklaratë dhënë Gazetës Express, është shprehur se ka gjasa që edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi të thirret nga Specialja për intervistim.

“Përderisa Thaçi ka qenë pjesëtar i UÇK ‘së nuk është befasi edhe nëse thirret nga Gjykata.  Derisa ka qenë në UÇK për askënd nuk ka përjashtim. Askush nuk mund të jetë i pamundshëm për me u thirre”, ka deklaruar Haradinaj.

E Hashim Thaçi është njëri ndër themeluesit e organizatës politiko-ushtarake, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Por zyrtari i veteranëve Nasim Haradinaj, i tha Expressit se ftesa të reja për interstim nga Specialja pritet që vijnë se shpejti për ish-luftëtarë të tjerë të UÇK’së.

“Ne kemi vendosur që t’i përcjellim këto gjëra. Për ne tash është e gjitha normale kjo çështje  pasi që veç është aprovu kjo punë. Nuk na mbetet tash që të presim asgjë tjetër, pasiqë target janë krejt UÇK. Ka ftesa që janë duke ardhur çdo ditë. Dje, pardje janë lajmëruar emra të rinjë”, thotë Haradinaj.

Prokuroria Speciale, deri më tash, ka ftuar për intervistim dhjetëra persona, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që pas luftës kanë qenë dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës.

Të enjten, edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se është ftuar për intervistim.

Sidoqoftë, Prokuroria e Specializuar, deri më tash, ka intervistuar edhe disa nga ish-figurat e larta të UÇK-së, që pas luftës, ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës, sikurse Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Shukri Buja, por edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorisë së Specializuar, janë përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, në të cilin flitet për krimet e pretenduara se i kanë bërë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri në vitin 2000.

Të Lidhura

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!
Aktualitet

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!

22 Tetor, 2025
Protesta për ish-krerët e UÇK, Robert Ndrenika: Shqiptarët të bashkuar, siç ju ka hije, përgjigje për ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë
Aktualitet

Protesta për ish-krerët e UÇK, Robert Ndrenika: Shqiptarët të bashkuar, siç ju ka hije, përgjigje për ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë

18 Tetor, 2025
Ndahet nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari, një nga kirurgët e njohur të spitalit të Korçës
Aktualitet

Ndahet nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari, një nga kirurgët e njohur të spitalit të Korçës

17 Tetor, 2025
Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor
Aktualitet

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor

11 Tetor, 2025
Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta
Aktualitet

Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta

11 Tetor, 2025
EMRAT/ PD zyrtarizon Vlorën dhe Beratin, ja 6 kandidatët për zgjedhjet lokale
Aktualitet

EMRAT/ PD zyrtarizon Vlorën dhe Beratin, ja 6 kandidatët për zgjedhjet lokale

11 Tetor, 2025

TË FUNDIT

‘Jam një virgjëreshë që…’! Eranda Libohova rrëfen pse nuk është martuar
Show Biz

‘Jam një virgjëreshë që…’! Eranda Libohova rrëfen pse nuk është martuar

25 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 25 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit
Lifestyle

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit

24 Tetor, 2025

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com